Internet

Marissa Mayer: Yahoo numëron 800 milion përdorues aktivë në muaj

Sep 16 2013
0 Shpërndarje
Marissa Mayer: Yahoo numëron 800 milion përdorues aktivë në muaj

marissa mayerMarissa Mayer, CEO e Yahoo ka deklaruar se kjo faqe aktualisht numëron 800 milion përdorues aktivë në muaj ku 350 milion prej tyre aksesojnë faqen nga pajisjet mobile.

Rritja e numrit të përdoruesve nuk është një rastësi. Kompania ka punuar shumë së fundmi për të përmirësuar dizajnin dhe funksionalitetin e faqes. Një prej ndryshimeve më të fundit që ka bërë bujë ka qenë lançimi i logos së re, një element që nuk ishte ndryshuar prej 18 vitesh. Që prej vendosjes së Marissa Mayer si shefe ekzekutive, Yahoo po rifiton fuqitë dhe po pozicionohet më së miri në treg. Kjo duket qartë edhe nga numri masiv i përdoruesve aktivë.

Mayer ka shpjeguar se ky sukses është rezultat i reaksionit zinxhir të 4 veprimeve: punësimi i personave të duhur, ndërtimi i produktit të duhur, trafikut masiv dhe të ardhurave. Në vazhdimësi fokusi kryesor i kompanisë do të jetë hapësira mobile e cila po rritet çdo ditë edhe më tepër duke ofruar oportunitete të shkëlqyera. Yahoo po përpiqet të punojë në funksion të atyre aktiviteteve që realizohen më së shumti nga përdoruesit e smartfonëve duke përfshirë këtu kërkimin, dërgimin e email-eve, mesazheve etj… (CIO Albanian)

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>