Business & Management

Marissa Mayer e Yahoo të rikujton se të qenurit CEO ngelet një mision i vështirë për femrat

Jul 29 2016
0 Shpërndarje
Marissa Mayer e Yahoo të rikujton se të qenurit CEO ngelet një mision i vështirë për femrat

3000Javën që Shtetet e Bashkuara të Amerikës fituan femrën e parë kandidate për zgjedhjet presidenciale gjithashtu humbën një nga femrat e profilit më të lartë në industrinë e teknologjisë pas blerjes së aseteve të Yahoo nga Verizon për 4.8 miliard dollar.

Në momentin, i cili duket i pashmangshëm, që Marisa Mayer të largohet nga Yahoo, ajo do të humbasë statusin e saj si lidere e një grupi femrash elite të cilat drejtojnë kompani të këtilla përmasave.

Por pse është kaq e vështirë për femrat të arrijnë në rolin e CEO, si në SHBA apo edhe vende të tjera të botës? Shtëpia e bardhë është një destinacion plot pengesa sidomos kur duhet të fitoni zemrat e miliona amerikanëve çdo katër vite.

Teorikisht duhej të ishte më e lehtë për femrat të ngjisin shkallët e suksesit në korporatat Amerikane. Kanë kaluar dekada që kur femra veshën kostumet e para të biznesit për të pushtuar korporatat amerikane. Por nëse hedh sytë tek të dhënat, femrat akoma ngelen një minoritet duke drejtuar vetëm 22 kompani në listën Fortune 500.

Ka patur progres dhe nuk ka dyshim. Sheri McCoy është shefe e produkteve Avon, një kompani produktesh esenciale për femrat por Marillyn Hewson drejton Lockheed Martin, një gjigand të hapësirës ajrore dhe Mary Barra është shefe e General Motors.

Shtrohet pyetja a trajtohen femrat njëlloj si çdo kandidat tjetër kur bëhet fjalë për të drejtuar një zyrë kaq të lartë? Marissa Mayer do të thoshte jo. Gjatë një interviste për Financial Times menjëherë pas njoftimit të blerjes nga Verizon,  ajo la të kuptohej se ekziston një hendek në trajtimin sipas gjinisë jo vetëm brenda kompanisë por edhe opinioni publik dhe industria mediatike.

Mayer ka tërhequr goxha vëmendjen me shtatëzaninë e saj në një kohë kur drejtonte Yahoo, diçka që CEO-ve meshkujt Zoti nuk ua ka dhënë, e megjithatë nuk është diçka e lehtë për një femër CEO.

Por edhe pse Mayer zgjodhi të trajtonte një problem ekzistent për mënyrën sesi sjellja e saj analizohet nxitur nga paragjykimet gjinore, realisht ekzistojnë disa problematika të tjera që shumë CEO ankohen për situatat e krijuara në momentin që marrin në drejtim një zyrë.

Paga është rast konkret. Që të gjithë jemi mësuar me idenë se CEO kanë paga të larta dhe mund tu duket çudi nëse u themi se femrat në rolin e CEO paguhen shumë më pak si dhe ndëshkohen në mënyrë jo të drejtë kur kompania vuan sipas një raporti të Bankës Federale të New York-ut.

Kjo bankë zbuloi se për çdo rritje kapitali prej 1 milion dollarësh në një biznes, një CEO mashkull përfiton 17,150 dollar ekstra ndërsa një femër vetëm 1,670 dollar. Një rritje prej 1 % të vlerës së kompanisë rezulton me rritje prej 44% të pasurisë së CEO-s mashkull dhe vetëm 13% për CEO-n femër. Një rënie prej 1 % e vlerës së kompanisë do të thotë të ardhurat e CEO-s femër bien me 63% ndërsa për meshkujt vetëm 1/3.

Një studium arsyeton se femrave kur u caktohen role lidershipi, gjasat janë më të larta të deshtojnë sesa në rastin e meshkujve. Një tjetër vë theksin tek konceptet dhe sterotipet e krijuara lidhur me aftësitë e femrave. Por në momentin kur kompania është në krizë, shumë të anketuar lidhur me çështjen e shikonin talentin e komunikimit dhe aftësinë për të inkurajuar punën në ekip si shumë më të rëndësishme sesa aftësitë “ekskluzive” të meshkujve si vendimarrja dhe konkurrenca.

Mayer po drejtonte një kompani në telashe: Yahoo, një pioner interneti i cili u ndëshkua rëndë nga Google. Mayer në të njëjtën kohë po luftonte me rolin e ri në një kompani me trashëgimi të madhe.

A u përzgjodh Marry Barra CEO e General Motors nga bordi thjesht për talentin që barte? Të marrësh një kompani në mesin e krizës e akuzuar gjerësisht për mbulimin e defekteve që kishin shkaktuar qindra vdekje dhe ta nxjerrësh nga ky lëmsh është një punë me rrezik tejet të lartë.

Strategjia e Mayer mund të mos ketë funksionuar me Yahoo. Dhe kurdo që ajo të vendosë të largohet nga Yahoo/Verizon, do të marrë me vehte edhe 137 milion dollar të fituara përgjatë katër viteve.

Së fundi, një studim i Quantopian i cili analizoi performancën e CEO-ve femra përgjatë periudhës 2000-2014 zbuloi se kompanitë e drejtuara prej tyre gjeneronin të ardhura 348% mbi mesataren. Pas këtyre statistikave, të injorosh CEO-t femra do të thotë të mos dish të bësh biznes. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>