Aplikacione

Mapplegate: Apple i përgjigjet kritikave

Sep 25 2012
0 Shpërndarje
Mapplegate: Apple i përgjigjet kritikave

Mappegate. Mbajeni mend këtë term sepse sigurisht shumë kohë do të zvarritet në pafundësinë e realitetit të internetit. Pra, siç e dini, Apple gjatë prezantimit të sistemit operativ iOS 6 prezantoi edhe zgjidhjen e saj për hartat me emrin “Apple Maps”. Në sistemin e vet më të ri vjen si zëvendësim i hartave të deritanishme të Google-s.

Përshtypjet e para të përdoruesve treguan se hartat e Apple nuk janë edhe aq të mira siç pritej nga kjo kompani e cila ka prodhuar “sistemin operativ mobil më të mirë në botë” dhe sipas shumë adhuruesve të prodhimeve të Apple “solli iPhone 5 deri në perfeksion”. Hartat e Apple në orët e para të lançimit befasuan shumë përdorues me joprecizitetin dhe josaktësinë e tyre, kurse në shumë raste edhe me lidhjen qesharake të peisazheve dhe objekteve.

Ditëve të fundit veshët e botës teknologjike ishin të drejtuar në Apple duke pritur ndonjë përgjigje kuptimplotë, njëkohësisht duke pritur që Google të lëshoj versionin stand-alone të hartave në iOS për ti kompensuar ato jofunksionalet të Apple.

Nëse mendoni se nga Apple kanë kërkuar falje, duket qartë se nuk e dini se si funksionon kjo kompani. A ju kujtohet kur i ndjeri Steve Jobs reagoi nga ankesat e përdoruesve në humbjen e sinjalit në iPhone 4, duke i akuzuar përdoruesit se “po e mbajnë telefonin në mënyrë të gabuar”.

Në lidhje me aferën më të re me hartat, nga Apple mbërrin një deklaratë aspak e papritur: “Kemi lançuar këtë shërbim duke ditur se ne jemi vetëm në fillim. Hartat janë të bazuara në shërbimin online cloud dhe sa më shumë njerëz ti përdorin hartat, aq më të mira do të jenë.”

Pra, Apple shpreson se me marrjen e informacioneve nga përdoruesit do të punohet për të bërë përmirësime, por pak modesti në paraqitjet e Apple nuk do ta dëmtonte askënd. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>