Siguri

Malware-i i ATM-ve mund të shpërndahet nga Meksika në gjithë botën anglishtfolëse

Oct 29 2013
0 Shpërndarje
Malware-i i ATM-ve mund të shpërndahet nga Meksika në gjithë botën anglishtfolëse

ATMNë ATM-të e Meksikës është gjetur një malware i cili së fundmi është përkthyer dhe përshtatur, njëkohësisht edhe përmirësuar, në gjuhën angleze, çka, sipas Symantec, do të thotë se mund të përdoret kudo.

Deri tani janë zbuluar dy versione të malware-it të quajtur Ploutus, të cilat janë dizajnuar për të boshatisur një lloj të caktuar ATM-je, të cilën Symantec nuk e ka identifikuar ende.

Në ndryshim nga shumica e malware-ëve, Ploutus instalohet përmes një metode të vjetër, siç është ajo e vendosjes së një CD-je që ndez një ATM që operon me Microsoft Windows. Metoda e instalimit sugjeron që kriminelët kibernetike targetojnë ATM-të, aksesimi i së cilavë eshtë më i lehtë.

Malware-i mund të kontrollohet nga vjedhësi përmes komandave nga tastiera, shpjegojnë analistët e sigurisë. Ai është programuar për lloje të caktuara ATM-sh, duke qenë se supozon që ato kanë një maksimum prej katër kasetash në brendësi.

Analistët shprehen se kushdo që ka dizajnuar malware-in ka pasur njohuri të thella në softuerin dhe harduerin e këtyre modeleve të ATM-ve. Fillimisht ata thanë se emrat e funksioneve ishin në spanjisht dhe gramatika angleze e përdorur ishte e dobët.

Por, vetëm disa ditë më parë, Symantec postoi në blog se Ploutus ishte përkthyer në anglisht dhe ishte përmirësuar, çka do të thotë se mund të përdoret edhe në shtete të tjera përveç Meksikës.

Analistët sugjerojnë personat përgjegjës për sigurinë e ATM-ve të ndryshojnë mënyrën e BIOS boot, pra që ndezja të bëhet vetëm nga hard disku dhe jo nga CD-të, DVD-të apo USB-të. BIOS-i duhet të jetë i mbrojtur edhe me fjalëkalim në mënyrë që opsionet e tij të mos ndryshohen. (CIO Albanian)

id

Tags >

malware
Lajmet e fundit>