Siguri

Malueri Dexter infekton sistemet PoS në të gjithë botën

Dec 21 2012
0 Shpërndarje
Malueri Dexter infekton sistemet PoS në të gjithë botën

MalwareKërkuesit e firmës së sigurisë izraelite Seculert kanë zbuluar një maluer që ka infektuar sistemet point-of-sale (PoS) në 40 shtete në të gjithë botën gjatë muajve të fundit, duke vjedhur kështu edhe mijëra karta pagese.

Malueri, të cilit i është vendosur emri Dexter, për shkak të këtij teksti që është gjetur në disa prej pjesëve të tij, ka infektuar sistemet PoS me Windows. Ato kanë qenë pjesë e hoteleve, restoranteve, shitësve me pakicë, madje edhe shërbimeve të parkimit.

Malueri Dexter dërgon një listë procesesh që ekzekutohen më pas në sistemet e infektuara në serverin e komandës dhe kontrollit. Sulmuesit kontrollojnë më pas nëse këto procese korrespondojnë me ndonjë softuer PoS. Nëse po, atëherë ata e udhëzojnë maluerin të zbrazë kujtesën e tyre dhe t’i ngarkojë të dhënat e gjetura në serverin e tyre.

Origjina e sulmuesve mbetet ende e paqartë

Deri tani nuk jepet ende një vlerësim konkret se sa sisteme PoS mund të jenë prekur, megjithëse parashikohet që ky numër të jetë mes 200 dhe 300 të tilla.

Sipas statistikave, 30% e sistemeve të infektuara gjenden në SHBA, 19% në Mbretërinë e Bashkuar dhe 9% në Kanada. Pjesa tjetër i përkasin bizneseve në Holandë, Spanjë, Afrikën e Jugut, Itali, Francë, Rusi, Poloni, Brazil, Turqi etj.

Origjina e sulmuesve mbetet ende e paqartë, por nga kodet e gjetura në maluer besohet se ata janë folës shumë të mirë të anglishtes.

Pak më shumë se 50% është numri i sistemeve të infektuara që operojnë me Windows XP, 17% me Windows Home Server, 9% me Windows Server 2003 dhe 7% me Windows 7. (CIO Albanian)

Tags >

malware
Lajmet e fundit>