Siguri

Maluerët sot krijohen edhe nga fëmijët

Feb 11 2013
0 Shpërndarje
Maluerët sot krijohen edhe nga fëmijët

Malware childrenNë raportin e fundit kompania e sigurisë, AVG ka veçuar një kërcënim të ri shqetësues – fëmijë me aftësi të mjaftueshme programimi krijojnë dhe përhapin maluere të ndryshme.

Kompania tha se së fundmi kishte analizuar një maluer, vepër e një djali 11 vjeçar kanadez krijuar me qëllimin e vjedhjes së fjalëkalimeve për të pasur akses në lojra si psh Team Fortress.

Sipas AVG këta fëmijë të aftë të shkruajnë kode me gjuhë të thjeshta programimi si C# (C Sharp) dhe Visual Basic përbëjnë një fenomen real. Ata realizojnë sulme me qëllim aksesin e paautorizuar për platformat e fuqishme si Steam si dhe manipulimin e lojrave individuale. Ka disa të tjerë që tentojnë vjedhjen e fjalëkalimeve të llogarive në Facebook për hakmarrje personale.

“Kodi zakonisht ka formën e një trojani të thjeshtë i shkruar në platformën .NET, e cila është e thjeshtë për tu mësuar dhe për tu shpërndarë nëpërmjet një linku në email ose në faqet e mediave sociale”, komentoi Ben-Itzhak, përgjegjës për zhvillim strategjik dhe teknik në kompaninë AVG.

Motivi i këtyre programuesve të rinj është më tepër sfidimi i bashkëmoshatarëve sesa fitimi financiar, megjithatë ata kanë përcaktuar një trend të ri në rritje dhe mjaft shqetësues. Është logjike të mendosh se shumë prej tyre në një të ardhme do kenë tendencën të eksperimentojnë me krime kibernetike më serioze.

Idea se fëmijët mund të përbëjnë një kërcënim serioz po përhapet gjithnjë e më tepër. Përderisa të rinjtë po luajnë me lojra gjithnjë e më komplekse dhe kanë mësuar të përdorin ndërfaqe programimi të thjeshta do të ishte e çuditshme nëse nuk do provonin aftësitë e tyre në “Black Hatting”.

Ndërkohë mund të themi se Blackhole Exploit Kit ka qenë ngado i përhapur. AVG ka mundur të zbulojë se vitin e fundit përbënte gati 40% të gjithë kërcënimeve në web. Përveç tij po zhvillohen dhe shumë mjete të tjera pasi kriminelët po përpiqen të bëjnë para nëpërmjet softuerëve duke përfshirë këtu edhe fëmijët. (CIO Albanian)

Tags >

malware
Lajmet e fundit>