Siguri

Maluerët infektojnë 13% të rrjeteve amerikano-veriore

Nov 3 2012
0 Shpërndarje
Maluerët infektojnë 13% të rrjeteve amerikano-veriore

Rreth 13% e rrjeteve shtëpiake në Amerikën e Veriut janë të infektuara me maluerë, gjysma e së cilave patën probleme serioze. Këto raportime vijnë nga një raport i publikuar ditën e mërkurë nga një firmë e sigurisë në internet.

Megjithatë, kjo shifër është 1% më pak se tremujori i dytë i këtij viti, sipas Kindsight Security Labs.

Kindsight raporton se 6.5% e infektimeve të rrjeteve shtëpiake janë kërcënime të nivelit të lartë që mund ta kthejnë kompjuterin në një “spam zombie”, i cili transmeton të dhënat personale të përdoruesit tek kriminelët online.

Rreth 2.2 milionë rrjete shtëpiake janë të infektuara në të gjithë botën me maluerë. Në Amerikën e Veriut, një në 125 rrjete shtëpiake është i infektuar me softuere keqdashëse.

“Kriminelët online i përdorin ato për të zotëruar kompjuterët e viktimave dhe për të kryer mashtrime përmes tyre”,- u shpreh Kevin McNamee, drejtor dhe arkitekt i sigurisë në Kindsight. (CIO Albanian)

Tags >

malware
Lajmet e fundit>