Harduer

Makineritë "e zgjuara" mund t’i kushtojnë industrisë botërore miliona pozicione në IT

Jan 7 2014
0 Shpërndarje
Makineritë "e zgjuara" mund t’i kushtojnë industrisë botërore miliona pozicione në IT

Smart-Machines-Could-Cost-Tech-Industry-Millions of-IT-Jobs_394x296Sipas një studimi të kryer së fundmi nga Gartner, organizatat IT që kanë strukturë vertikale përballen me presionin e madh dhe të shpejtuar të transformimeve të fushës.

E thënë ndryshe, mbijetesa e një organizate dhe avantazhi konkurrues varen nga mundësitë e saj për të adaptuar dixhitalizimin. “Kompanitë duhet të përgjigjen sa më shpejt në mënyrë që të ndërtojnë biznesin në formën e duhur për të ardhmen,” shprehet zv. Presidenti i Gartner, njëkohësisht edhe analist i njohur, Kimberly Harris-Ferrante.

Zgjidhjet dixhitale, përfshi makineritë “e zgjuara”, do të kenë nga ana tjetër një impakt të madh në tregun e punësimit, duke zëvendësuar miliona punë në të gjitha llojet e industrive në botën, gjatë dekadës tjetër. Gjithsesi, Gartner thekson se shumica e CEO-ve – të paktën 60% – e nënvlerësojnë në masë këtë kërcënim real dhe besojnë se përhapja e makinerive “të zgjuara” të cilat do të thithin miliona vende pune të klasës së mesme brenda 15 viteve është një “fantazi e së ardhmes”.

A do t’i zëvendësojnë vërtet njerëzit makineritë “e zgjuara”?

Në një raport të veçantë, Gartner përmend faktin se ekzistojnë mbi 12 fusha ku këto makineri mund të zëvendësojnë njerëzit brenda 5 viteve të ardhshme. Këtu përfshihet printimi 3D, analistët e të dhënave me kapacitet të lartë në cloud, apo pajisje që kontrollohen nga softuerët, shërbime dhe produkte që i përkasin fushave të menaxhimit të transportit, magazinimit, prodhimit, vëzhgimit etj.

Për shembull, Gartner parashikon se do të humbasin 100 miliardë $ në pronën intelektuale për shkak të printimit 3D vetëm brenda katër viteve të ardhshme, teksa kjo teknologji do të përdoret për të gjeneruar porosi të personalizuara nga 7 prej top 10 shitësve me multikanale.

Përfundime të ngjashme janë publikuar edhe nga firma të tjera kërkimore si Forrester. Ndoshta shumë shpejt do të na duhet të pranojmë me pahir faktin se teknologjia ka avancuar me hapa më të shpejtë sesa kemi arritur të vendosim barriera kontrolli mbi të. (CIO Albanian)

Tags >

it
Lajmet e fundit>