Slider

Makinat që ngasin veten do të debutojnë në CES 2013 nga Toyota dhe Audi

Jan 8 2013
0 Shpërndarje
Makinat që ngasin veten do të debutojnë në CES 2013 nga Toyota dhe Audi

toyota self driveTë gjithë prezantuesit e televizorëve të mëdhenj, smartfonëve, tabletëve etj., duhet të bëjnë vend për një nga teknologjitë më të shumëpritura që do të prezantohen gjatë kësaj jave në CES 2013.

Bëhet fjalë pikërisht për makinat që ngasin veten. Janë Audi dhe Toyota që do të zbulojnë secila nga një prototip të makinave që ngasin veten. Makinës së Toyota-s mund t’i hidhni një sy në video clipin mëposhtë të publikuar online.

Videoja tregon një makinë Lexus e cila ka një cilindër rrotullues në krye. Një pajisje e ngjashme përdoret në prototipin e makinës që nget veten, zhvilluar nga Google si dhe në makinat që përdor Nokia për të krijuar hartat.

Pikat me lazer në cilindër ndihmojnë në menaxhimin e imazhit të saktë të atyre që e rrethojnë makinën duke ofruar informacion të plotë dhe të detajuar që nuk mund të merret nga një kamer tradicionale.

Zbulimi i këtyre makinave është me interes të madh në CES veçanërisht sepse konferenca mbahet një javë para North American International Auto Show në Detroit.

Eventi është një nga më të mëdhatë dhe më të rëndësishmit në shfaqjet e automobilëve në të gjithë botën dhe zakonisht mirëpret shpalosjen e planeve më kryesore të prodhuesve të automobilëve. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>