Business & Management

Makinat elektrike do të përbëjnë 2/3 e automjeteve në vendet e zhvilluara brenda 2030-tës

Oct 12 2016
0 Shpërndarje
Makinat elektrike do të përbëjnë 2/3 e automjeteve në vendet e zhvilluara brenda 2030-tës

screen-shot-2016-10-11-at-8-55-20-pm-930x589Makinat elektrike do të numëron 2/3-tat e makinave në rrugë brenda 2030-tës në qytete si Londra apo Singapori nxitur nga rënia e kostove të teknologjive dhe rregullave të ashpra të emëtimeve.

Për të ndihmuar në uljen e emëtimit të gazrave të dëmshëm në atmosferë, qeveritë e vendeve po përpiqen të inkurajojnë biznesin në këtë sektor. E megjithatë do të jetë rënia e kostove katalizatori kryesor i këtij procesi të elektrifikimit të industrisë së automobilave.

Kostoja e një baterie litiumi ka rënë me 50% në 350 dollar për kilovat nga 1,000 dolalr për kilovat që ishte në 2010-tën dhe kjo shifër pritet të bie në 100 dollar për kilovat në dekadën e ardhshme.

Por rritja e makinave elektrike kërconon themelet e sektorit të automobilave. Duke qenë se e ardhmja e këtij sektori mund të marrë një kurs krejtësisht të ri nga ai që është aktualisht, do të kemi nevojë të konsiderojmë një të ardhme ku nuk eziston koncepti i pronësisë mbi mjetet.

Një raport i BNEF (Bloomberg New Energy Finance) dhe konsulenca McKinsey&Co hedh dritë mbi të ardhmen e këtij sektori së bashku me disa prej avantazheve dhe ngërçëve të një tranzicioni të gjatë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>