Internet

Makinat do të gjenerojnë 98% të trafikut mobil brenda 2021

Sep 26 2016
0 Shpërndarje
Makinat do të gjenerojnë 98% të trafikut mobil brenda 2021

screen-shot-2015-07-24-at-3-04-57-pm-100598262-large-idge-100682166-primary-idgeNë më pak se pesë vite sistemet kompjuterike të automjeteve të cilat luajnë muzikë online dhe ofrojnë navigim në kohë reale do të gjenerojnë 98% të trafikut mobil botëror citon një raport i ri.

Një hulumtim i Juniper Research thotë se aplikacionet në rritje si Apple CarPlay dhe Android Auto të cilët përfaqësojnë sistemet operative mobile në automjete do të gjenerojnë sasi të mëdha të trafiku.

Këto teknologji në të njëjtën kohë do të ndihmojnë në avancimin dhe zhvillimin e sistemeve autonome të drejtimit të makinave. Në të njëjtën kohë teknologjia e komunikimit mes automjeteve e njohur si V2V do të jetë në themel të zhvillimit të automobilave në vitet e ardhshme citon raporti.

Juniper thotë se aplikacionet si radio Interneti, aplikacione të dëgjimit të muzikës nga interneti dhe informacione të ngjashme do të gjenerojnë afërsisht 6,000 petabajt të dhëna çdo vit brenda 2021. Sistemet kompjuterike të makinave do të përditësohen përmes moduleve celulare 4G e një pjesë e madhe e prodhuesve të automobilave kanë filluar ta bëjnë realitet.

CarPlay dhe Android Auto po shndërrohetn në një standart për makinat e reja. Sipas ABI Research, CarPlay do të instalohet në 24 milion automjete brenda 2019-tës. (PCWorld Albanian)

Tags >

CarPlay
Lajmet e fundit>