Harduer

Maingear lanson laptopin për lojëra Vybe 15

Aug 10 2012
0 Shpërndarje
Maingear lanson laptopin për lojëra Vybe 15

Maingear ka lajmëruar për një notebook 15 inçësh i cili do të jetë i krijuar posaqërisht për lojëra. I disponueshëm në 4 sisteme të konfiguruar në mënyre të ndryshme, Vybe 15 është “zgjidhja e shpejtë” e kompanisë.

Kjo do të thotë që të gjitha porositë do të dërgohen brenda 48 orëve. Gjithsesi e dimë që jeni të interesuar për specifikat e Vybe 15, kështuqë kemi marrë një tabelë me versionet e ndryshme dhe specifika përkatëse.

Maingear, siç thamë më lartë, ka përgatitur 4 sisteme të konfiguruara në mënyrë të ndryshme, duke i vënë emrat në mënyrë të tillë: e mira 1099$, më e mira 1299$, versioni më i mirë 1599$ si dhe versioni përfundimtar 1999$.

Tani janë të disponueshme vetëm dy modelet e para, ndërsa ato dy të fundit do të fillojnë të dalin në treg më vonë këtë muaj.

Për më tepër, të gjitha modelet vijnë me ekran LED 1080p, Windows 7 Home Premium 64-bit, katër altoparlantë THX TruStudio Pro Audio, multi touch trackpad, kamera 1.3 MP, shkrues DVD, HDMI, VGA, 2x USB 3.0, 1x USB 2.0, 10/100/1000 Ethernet dhe mundësi 256GB SSD. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>