Harduer

Maingear lajmëron 3D Laptop me procesorë 4.8GHz

May 20 2011
0 Shpërndarje
Maingear lajmëron 3D Laptop me procesorë 4.8GHz

altMaingear këtë javë paralajmëroi laptopin dedikuar lojërave në teknologjinë 3D me një procesorë 4.8GHz, në një mënyrë që të fitoj avantazh ndaj rivalëve.

Procesori në EX-L 17 3D laptopët është procesori katër-bërthamash Core i7-2920XM Extreme Edtion i Intelit. Ai zakonisht punon në 2.5GHz, por mund të rrit punën deri në 3.5GHz në kushte të veçanta, për shembull, kur një bërthamë është e zënë.

Çipi, që është i bazuar në mikro-arkitekturën Sandy Bridge të Intelit, ka 8MB cache dhe harxhon deri në 55 vat energji.

Laptopi ka një ekran 17.3 inçësh dhe përfshinë kartelën grafike GeForce GTX485M të Nvidias për lojëra 3D. Kartela grafike është e pajtueshme me teknologjinë grafike të DirectX 11 të Microsoft, që mund të sjell më shumë përvojë në laptop që punojnë në Windows 7.

Laptopi i Maingear është një zëvendësues i desktop kompjuterit që peshon 3.9 kilogram me një bateri prej tetë celulash. Syzet e Nvidias mund të përdoren për të parë imazhe 3D në shfaqjen LED tek laptopët. Laptopët përkrahin deri në 16GB memorie dhe kanë dy krah që mund të mbajnë deri në 960GB hapësirë. Aty ka edhe porta për HDMI dhe DVI që të lidhen me monitorë të shumëfishtë eksternal nga laptopi.

Laptopi vlerësohet të shitet duke filluar nga 2.659 dollarë, thuhet në deklaratë Maingear.

Ndërsa një laptop i konfiguruar plotësisht me një procesor Core i7-2920XM, 16GB RAM, 960GB të hapësirës SSD, kartelë grafike Nvidia dhe Windows 7 Ultimate kushton 8.282 dollarë.

Lajmet e fundit>