Technology

Macron: Franca duhet të sillet dhe mendojë si një startup

Jun 16 2017
0 Shpërndarje
"Kur një sipërmarrës arrin suksese të lart, ai damkoset dhe taksohet. Ky fenomen do të marrë fund me presidencën time," u shpreh Macron. Macron: Franca duhet të sillet dhe mendojë si një startup Photo Source: Reuters

Presidenti i Francës Emmanuel Macron tregoi vizionin e tij duke thënë ditën e Enjte se Franca do të bëhet një vend i cili sillet dhe mendon si një startup.

Duke folur në konferencën teknologjike Viva në Paris, Macron përsëriti disaherë se dëshiron të reformojë ligjet e punës duke u dhënë më shumë fuqi kompanive dhe korporatave.

Shteti duhet të sillet si një ofrues mundësish për inovatorët dhe sipërmarrësit u shpreh ai. Presidenti i Francës tha se do të hiqte taksën e luksit duke lënë vetëm taksën e pronës, e gjë e cila do të krijonte 30% më shumë kapital për bizneset.

“Kur një sipërmarrës arrin suksese të lart, ai damkoset dhe taksohet. Ky fenomen do të marrë fund me presidencën time,” u shpreh Macron.

“Franca do të bëhet kombi i startupeve,” vijoi ai më tej. Macron premtoi se 10 miliard Euro do të investohen në inovacion. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>