Harduer

MacBook Air shfaqet me proçesor të rinj dhe shton USB 3.0

Jun 13 2012
0 Shpërndarje
MacBook Air shfaqet me proçesor të rinj dhe shton USB 3.0

Apple prezantoi modele të reja MacBook Air, gjatë një konference që u zhvillua të hënën. Air punon në një proçesor Intel Ivy Bridge Core i5 ose Core i7. Laptopët e rinj kanë një RAM 4GB, por mund të zgjerohet deri në 8GB. MacBook vjen dhe me një shtesë të USB 3.0 nga USB 2.0, një portë në çdo anë i përfshin të dy, si USB 3.0 ashtu edhe 2.0, kështu që ju nuk keni pse mendoheni se cilën portë do të përdorni. Kamera e MacBook Air është zhvilluar në një kamera HD 720p.

MacBook Air 11 inç karakterizohet nga nja proçesor 1.7GHz dual-core i5 dhe një kartë grafike 4000 HD e integruar. Ai vjen me një hapësirë 64GB prej 999$ dhe 128GB me çmimin 1099$. Modeli 13 inç i MacBook Air 128GB ka një çmim 1199$, ndërsa 356GB kushton 1499$. Laptopët 13 inç karakterizohen nga një proçesor 1.8GHz dual-core i5 dhe një RAM 4GB.

Në të ardhmen, pritet të ndërtohen MacBook Air me një proçesor Intel 2.0Ghz Core i7, RAM 8GB dhe një hapësirë prej 512 GB. (CIO Albanian)

Tags >

Applemac
Lajmet e fundit>