Harduer

Mac Lion vjen me modelet e reja të MacBook Air

Jul 22 2011
0 Shpërndarje
Mac Lion vjen me modelet e reja të MacBook Air

Apple sot lëshoi vesionin e ri të sistemit të tyre operativ, Mac OS, që do të quhet Lion. Së bashku me këtë sistem të ri operativ, Apple lëshoi në përdorim edhe modelet e reja MacBook Air, dhe ndërfaqen e re për desktop, Thunderbolt I/O.

Ndryshimet kryesore në modelet e reja të MacBook Air përfshin procesor më të fuqishëm të Intel CPU dy bërthamësh (Core i5 dhe Core i7) duke i bërë kompjuterët dyfish më të shpejtë se modelet e kaluara, sipas Apple. Ata gjithashtu që do të përfshin portin Thunderbolt I/O që është një teknologji e zhvilluar në bashkëpunim me Intelin.

 

Ndërfaqja e re përdor dy kanale dy-drejtimëshe, secila me kapacitet për të transmetuar deri në 10Gbps të të dhënave. Kompjuterët e ri janë në dispozicion me ekrane 11 dhe 13 inçëshe, secili me RAM memorie dhe kapacitet hard disku të ndryshëm. Të gjitha modelet kanë rezolucion të lartë LED, dhe një tastierë të ndriçuar.

Çmimet fillojnë në 999$ dhe mund të arrijnë deri në 1,599$ varësisht sipas modelit.

Lajmet e fundit>