Mobile

Lumia 710 gjen vend në SHBA

Dec 15 2011
0 Shpërndarje
Lumia 710 gjen vend në SHBA

Celulari Lumia 710 i Windows dhe Nokia-s, Lumia 710, do të jetë celulari i parë i bashkëpunimit të këtyre dy kompanive që do të filloj të shitet në SHBA. Kjo ndodh falë marrëveshjes së tyre me operatorin mobil amerikan, T-Mobile. Sipas marrëveshjes T-Mobile do të hedh në treg celularin Lumia 710 që nga data 11 janar i vitit të ardhshëm.

Celulari Lumia 710 është celular që si synim ka klasën e ultë të popullsisë. Çmimi i tij në SHBA do të jetë 50$ pas një rabati të së njëjtës shumë brenda dyqanit dhe me një kontratë dy vjeçare. Kjo dëshmohet edhe në njoftimin e T-Mobile që ndër të tjera thotë edhe që “celuari ka si target të gjithë konsumatorët potencial të cilët dëshirojnë celular të mençur por mendojnë që këta janë shumë të shtrenjtë.”

Lumia 710 ka një ekran 3.7 inçësh, një kamernë 5 megapikselësh dhe procesorin Qualcomm 1.4 GHz Snapdraggon. Celulari operon në sistemin operativ Windows Phone 7.5.

Celulari tjetër i Nokia Windows, Lumia 800 akoma nuk ka gjetur operator klient për shpërndarje në SHBA. Ky celular është i targetuar për klasën e lartë të konsumatorëve.

Të dy celularët tashmë janë në dispozicion për konsumatorë jashtë SHBA-ve.

 

Lajmet e fundit>