Siguri

LulzSec shuhet, Anonymous konsolidohet

Jun 27 2011
0 Shpërndarje
LulzSec shuhet, Anonymous konsolidohet

altPas 50 ditëve të “ferri” për shumë organizata, grupi i hakerëve LulzSec ka njoftuar se ka mbyllur kampanjën e saj për sulmet kundër uebfaqeve të qeverive dhe korporatave duke thënë që ka ardhur koha “për të lundruar diku larg.”

Ky njoftim u publikua të shtunën, tri ditë pas publikimeve të dokumenteve të brendshme të vjedhura nga Departameti për Siguri Publike i Arizonas, dhe katër ditë pas njoftimit të policisë britanike për arrestimin e personit të parë të lidhur me grupin.

“Udhëtimi ynë 50 ditor mbaroi, dhe tani ne duhet të largohemi diku larg, duke lënë pas inspirim, frikë, mohim, lumturi, pranim, mospranim, ngacmim, turpërim, mendime, xhelozi, urrejtje, e edhe dashuri,” shkruante në deklaratën e grupit.

LulzSec gjatë javëve të kaluara sulmoi uebfaqe dhe rrjeta kompjuterike në CIA, senatin e SHBA-ve, Agjensionin për Krime Serioze të Organizuara, qeverinë braziliane, gjigantin e karburanteve Petrobas, dhe shumë uebfaqe e organizata tjera.

Megjithatë duket se jo të gjithë anëtarët kanë qenë të pajtimit që të ndalin operacionet e tyre. Disa anëtarë të LulzSec duket se janë bashkuar tani me grupin tjetër kriminal Anonymous. Gjithashtu që nga e shtuna kur LulzSec deklaroi shuarjen, Anonymous ka intensifikuar aktivitetet e saja duke lëshuar informata të marra nga programi kundër cyber-terrorizmit, të cilat përfshijnë deri në 40 terabajt të dhëna të fshehta.

Lajmet e fundit>