Business & Management

Lulëzimi i startupeve transformon Indinë nga një vend punëkërkuesish në një vend punëdhënësish

Nov 2 2016
0 Shpërndarje
Lulëzimi i startupeve transformon Indinë nga një vend punëkërkuesish në një vend punëdhënësish

large_a4-wdhdjnpkr8qvo7xyfbzevqldrojpjcpd6ooho6j8India është në mesin e një boom-i startupesh. Mbështetur nga një sërë nismash qeveritare, kompani të reja po lulëzojnë në çdo cep të vendit.

Në fakt India tashmë është vendi i tretë në botë për nga numri i startupeve sipas NASSCOM. Investimet po rriten duke gjeneruan vende të panumërta pune duke ofruar zgjidhje dhe shërbime të reja që nga sektori i shëndetësisë tek agrikultura.

Nisma Startup India e mbështetur fuqishmisht nga qeveria e vendit po promovon sipërmarrjen në mbarë vendin. Synon që ta shndërrojë Indinë nga një vend punë kërkuesisht në një vend punë dhënësish.

  1. India është vendit i tretë më i madh në botë për nga startupet

India është ngjitur në vendin e tretë në listën globale të vendeve me numrin më të lartë të startupeve duke lënë pas Izraelin dhe Kinën. Vetëm SHBA-ja dhe Britani mund ti bëjnë ballë.

Numri i startupeve vijon të rritet çdo ditë. Nga 2020-ta numri pritet të rritet me 2,100 startupe të reja.

lrsg1iefotadoj8qqe3g0vzd-cpvabhm4kotflplc8w

  1. Statupet Indiane po përhapen globalisht

Ky grafik i përpiluar në muajin Mars, tregon sesi firmat Indiane po hyjnë në tregjet globale. Flipkart, kompania e-commerce me seli në Bengaluru, zë vendin e 9-të në listë me një vlerë prej 15 miliard dollarësh.

lurdhsfgf-b_txjmvkp4euixv32megjhb9lregpwd-e

  1. Investimet janë përqendruar në tre zona urbane

Në gjysmën e parë të vitit mbi 3/4 e financimeve shkonin në tre zonat urbane: Bengaluru, Delhi dhe Mumbai.

gwrlnnnwpdz35xzmyo3r-5lsj6mg7h1lnp3tpeda2au

  1. 2/3 janë në tre qytete

Pjesa më e madhe e startupeve të themeluara vinë nga tre vende. 1/4 janë në Bangalore, 23% në rajonin e Delhit dhe 1/5 në Mumbai

ijf-ujxk_eseb2etwsxveibvgjgpgfxosq3-uv1wrvs

  1. Themeluesit janë të rinj

3/4-ta e themeluesve janë të rinj të moshës 35 vjeç. 1/3 ka kryer studimet në inxhinieri. Ndërkaq vetëm 9% janë femra. (CIO Albanian)

1wktgf9cdkiththwpjgjwdymwg6k4gtysxdsn0ojkyo

Lajmet e fundit>