Aplikacione

Lufta ndaj enkriptimit duhet të jetë nismë globale shprehen autoritetet Franceze

Aug 11 2016
0 Shpërndarje
Lufta ndaj enkriptimit duhet të jetë nismë globale shprehen autoritetet Franceze

telegram-apfpEnkriptimi i platformave të komunikimit, përdorur gjerësisht nga ekstremistët islamikë për të planifikuar sulme, duhet të luftohet në nivele ndërkombëtare, tha Ministri i Brendshëm Francez Bernard Cazeneuve.

Në një takim që do të ketë me homologun e tij gjerman Tomas de Maiziere më 23 Gushtnë Paris ai shpreson në ndihmën e gjermanisë për ta promovuar iniciativën globalisht.

Shërbimet Franceze të Inteligjencës e kanë të pamundur të ndërhyjnë në mesazhet e dërguara nga ekstremistët e Shtetit Islamik të cilët kanë filluar të përdorin gjerësisht shërbimet e enkriptuara të komunikimit si Telegram.

“Një pjesë e madhe e mesazheve që përmbanin planin e sulmeve terroriste në Paris janë dërguar përmes shërbimi komunikimit të enkriptuar,” tha Cazeneueve për reporterët.

“Franca do të ndërtojë propozimet. Unë kam dërguar disa prej tyre tek kolegët e mi Gjermanë,” u shpreh ai

Cazeneuve nuk dha detaje rreth iniciativave të mundshme të qeverisë franceze për të dekriptuar mesazhet me ndihmën e operatorëve celularë. Njeriu i cili i vuri litarin në fyt një prifti të moshuar muajin e kaluar frekuentonte vazhdimisht komunikimin përmes Telegram me të tjerë simpatizantë dhe ndjekës të lëvizjeve ekstremiste.

Telegram reklamon shërbimin e tij bazuar në komunikimin e enkriptuar që ofron. Të shumtë kanë ofruesit e platformave të komunikimit që kanë përqafuar së fundi enkriptimin fundor ku mund të përmendim WhatsApp, Facebook dhe Viber. (PCWorld Albanian)

Tags >

Telegram
Lajmet e fundit>