Aplikacione

Lotus Notes kalon nën SugarCRM

Apr 5 2011
0 Shpërndarje
Lotus Notes kalon nën SugarCRM

SugarCRM ka blerë firmën e softuerëve për menaxhimin e marrëdhënieve me klientët të IBM Lotus Notes, ka shtuar veçori sociale të CRM për iPad dhe pajisje tjera. SugarCRM ka bler iExtensions, që prodhon softuerë për përdoruesit e IBM Lotus Notes, në një tentim që të josh më shumë ndërmarrje konsumatorë dhe të konkurrojë më lehtë me rivalët më të mëdhenj si Salesfroce.com dhe Microsoft.

Njoftimi është publikuar të martën në SugarCon konferencën në San Francisco, ku SugarCRM ka lëshuar versionin beta të softuerit të saj CRM, Spring Release. Ky version shton veçoritë e “CRM sociale” dhe aplikacionet për klientët me pajisjet iPad, Blackberry dhe Android.
Teknologjia iExtensions do të lejoj SugarCRM të ndërtoj integrim më të shtrënguar me Lotus Notes dhe Domino. Për shembull, përdoruesit e Notes do të jenë në gjendje të sinkronizojnë kontaktet dhe kalendarët e tyre ndërmjet SugarCRM dhe Notes, dhe gjithashtu mund të lidhin emailet dhe kalendartë në Notes me klientët të posaçëm në SugarCRM. Kompania tashmë ka ndërtuar integrim me LotusLive, dhe blerja do të përshpejtojë planet për integrimin e Lotus për pothuajse një vit. Detajet e marrëveshjes nuk janë bërë publike.

Lajmet e fundit>