Investim

Londra, kryeqyteti Evropian i teknologjisë financiare

Apr 20 2017
0 Shpërndarje
Londra po shfaqet si kryeqyteti Evropian i fintech vitet e fundit me një numër të konsiderueshëm startupesh të profilit të lartë të cilat duan të shkundin sektorin financiar. Londra, kryeqyteti Evropian i teknologjisë financiare

Britania e Madhe dominon industrinë e teknologjisë financiare me statistika të cilat tregojnë një avantazh të qartë ndaj pjesës tjetër të kontinentit.

Ky vend është shtëpia e kompanive fintech me vlerë 1 miliard dollar dhe një vlerë të kombinuar prej 18.5 miliard dollarëve sipas një raporti të publikuar nga GP Bullhound.

Londra po shfaqet si kryeqyteti Evropian i fintech vitet e fundit me një numër të konsiderueshëm startupesh të profilit të lartë të cilat duan të shkundin sektorin financiar.

Megjithatë raporti tregoi edhe njëherë se jo vetëm Evropa por edhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pas Kinës në këtë industri. Investimet në fintech kaluan shifrat e 7.1 miliard dollarëve këtë vit në Azi, më shumë sesa SHBA-ja dhe Evropa së bashku.

Në rang global investimet në këtë drejtim u rritën në 13.6 miliard dollar. Vetëm Kina numëron 13 kompani fintech me një vlerë të kombinuar prej 112.3 miliard dollarësh. Dy prej kompanive më të njohura janë filiali i Alibaba Ant Financial dhe Lufax. /CIO Albanian

Tags >

Fintech
Lajmet e fundit>