Slider

London Gatwick Airport: Prova që edhe aeroportet po zhvendosen në cloud

May 10 2013
0 Shpërndarje
London Gatwick Airport: Prova që edhe aeroportet po zhvendosen në cloud

aroplaniTeknologjia cloud dhe strategjia “bring your own device” (BYOD) – “sillni pajisjen tuaj” janë metoda që adaptohen zakonnisht nga bizneset.

Por mesa duket ky konstatim ka filluar të ndryshojë. Aeroporti London Gatwick, i cili renditet i dyti për nga madhësia në Mbretërinë e Bashkuar, po shkon drejt adaptimit të të dyja këtyre metodologjive.

Pas marrjes së aprovimit në vjeshtën e vitit të kaluar, London Gatwick filloi planin për kalimin nga serverët tek shërbimet në cloud. Michael Ibbitson, CIO i aeroportit, është shprehur se deri tani kanë hequr nga qarkullimi 200 servera. Ndërkohë punët do të vazhdojnë deri në vitin 2016, ku pritet të kalohet nga tre qëndra të dhënash në një të vetme.

Gatwick u shërben gjithsej mbi 34 milionë pasagjerëve në vit. Aeroporti ka filluar tashmë përdorimin e gjerë të shërbimeve cloud, përfshi Amazon-in në Irlandë, Box.net, ServiceNow dhe Yammer. Për më tepër, në Gatwick po punohet me një zhvillues aplikacionesh në industrinë e linjave ajrore, i cili do të ndërtojë versione të bazuara në cloud për produktet e tyre.

Për menaxhimin dhe kontrollimin e mënyrës se si përdoren shërbimet në cloud nga punonjësit e aeroportit, Gatwick po bashkëpunon me një firmë shërbimesh menaxhimi, e specializuar për cloud-in. Ajo u mundëson menaxherëve të sigurisë të kontrollojnë, menaxhojnë dhe vëzhgojnë aksesin e stafit në shërbimet në cloud.

Një nga arsyet e adaptimit të kësaj teknologjie është reduktimi i kostove. Një arsye tjetër janë edhe përmirësimet e dukshme që ka pësuar kjo teknologji, duke sjellë avantazhe të tjera për përdoruesit.

Përpos cloud computing, në aeroport përdoret edhe praktika BYOD. Pjesa më e madhe e punonjësve mund të aksesojnë shërbimet në cloud përmes pajisjeve të tyre personale. Numri më i madh i smartfonëve të përdorur janë nga Apple si dhe ato me Android. (CIO Albanian)

Tags >

cloud
Lajmet e fundit>