Slider

Lirohet disidenti kinez i identifikuar nga Yahoo pas 10 vitesh burgim

Sep 10 2012
0 Shpërndarje
Lirohet disidenti kinez i identifikuar nga Yahoo pas 10 vitesh burgim

Sipas raporteve të medieve, një disident kinez është burgosur nga autoritetet e shtetit për 10 vite, dhe pas fakteve të ofruara nga Yahoo, ai është liruar ditën e premtë.

Wang Xiaoning, një inxhinier, është arrestuar pasi kishte shpërndarë shkrime pro-demokratike duke përdorur forumet e Yahoos dhe llogaritë e emailit që janë bazuar në Kinë.

Ai pastaj ishte arrestuar në shtatorin e vitit 2002 dhe një vit më vonë u dërgua në burg. Prova kundër tij ishte informacioni i ofruar nga Yahoo, si forumi të cilin ai e kishte hapur dhe llogaritë e emailave Yahoo që ai kishte përdorur.

Burgosja e Wangut theksoi sfidat që ndërmarrjet e huaja të internetit ballafaqohen kur bëjnë biznes në Kinë, ku qeveria në mënyrë aktive provon të ndaloj fjalimet pro-demokratike. Në mbrojtjen e vet, Yahoo ka thanë që biznesi i ndërmarrjes në Kinë duhej që të përputhej me ligjet e shtetit dhe të bartnin informacionin e përdoruesve tek autoritetet lokale.

Në vitin 2007, gruaja e Wangut, Yu Ling, paditi Yahoon në Shtetet e Bashkuara për burgosjen e burrit të saj, duke thënë që ndërmarrja kishte thyer disa ligje të caktuara të Shteteve të Bashkuara duke i’a dhënë qeverisë kineze informacionin që u përdor për arrestimin e tij. Të dy palët më vonë vendosën rastin, kushtet e të cilit nuk ishin zbuluar.

Yahoo nuk u përgjigj menjëherë gjatë ditës së hënë në kërkesën për të komentuar, por ndërmarrja në një deklaratë për grupet e tjera mediatike kishte thënë që dënonte shtypjen politike dhe shpreson që qeveritë demokratike do të veprojnë për lirimin e individëve të arrestuar për shprehjen e orientimeve të tyre politike. Sidoqoftë, deklarata e Yahoos, nuk e ceku posaqërisht emrin e Wangut. (PCWorld Albanian)

Tags >

Kinayahoo
Lajmet e fundit>