Harduer

Linus Torvalds: “Virtualizimi është i dëmshëm”

Aug 19 2011
0 Shpërndarje
Linus Torvalds: “Virtualizimi është i dëmshëm”

Nëse e pyetni zhvilluesin e bërthamës më të njohur se çfarë mendon për betejat virtuale që po zhvillohen në komunitetin Linux në mes të KVM dhe Xen, ai do t’i dënonte që të dyja. “Unë nuk jam një djalë i llojit të virtualizimit. Unë mendoj që virtualizimi është i dëmshëm” tha Linus Torvarlds në LinuxCon gjatë të mërkurës në një intervistë me Greg Kroah-Hartman. Këto veprime bëjnë largime nga hardueri dhe këtë gjë nuk e do Linus Torvalds. “Unë ndërtova një bërthamë sepse desha që t’i ndyja duart me porte I/O.”

Megjithatë, ai ishte në dyshim për funksionimin e llojit Xen, një projekt i cili ishte formalisht arsye për të gjitha akuzat e bëra në listën e letrave të zhvilluesit të bërthamës. “Unë iu tregova atyre, “Shikoni se çfarë më keni dërguar dhe shikoni se çka KVM më dërgoi dhe pyeteni veten pse do t’i pëlqeja njerëzit e KVM-së më tepër se sa juve,” shpjegoi ai. Xen krijoi një strehë të tollovisë për shkak të mos funksionimit me skuadrën e bërthamës Linux, shpjegojnë ekspertët e bërthamës. Ndërtuesit e llojit (ang. distro) tregojnë që skuadra e Xen nuk e ka bërë gjithmonë përditësimin me ndryshimet e fundit në bërthamë./cioalbanian

Lajmet e fundit>