Siguri

Linku keqdashës mund të dëmtojë telefonat Samsung

Sep 28 2012
0 Shpërndarje
Linku keqdashës mund të dëmtojë telefonat Samsung

Disa kërkues sigurie zbuluan se një linjë e vetme kodimi mund të bëjë një fshirje në një numër aparatesh Samsung duke përfshirë këtu dhe Galaxy S II.

Kodimi gjithashtu është i aftë të prishë SIM-in që ndodhet brenda në telefon. Më e keqja është se nuk mund ta ndalosh këtë proçedurë nëse ka filluar.

Ravi Borgaonkar paraqiti zbulimin e tij gjatë një konference. Kodimi keqdashës mund të aktivizohet thjesht duke klikuar mbi linkun, ose nëpërmjet WAP apo dhe SMS me kod QR.

Në secilin rast nuk ka asnjë paralajmërim para se fshirja të fillojë. Hakimi është konfirmuar që punon me telefonat Galaxy si dhe Galaxy Beam, S Advanced dhe Galaxy Ace. Raporte të hershme tregojnë se edhe Galaxy S II është i cënueshëm.

AT&T raportoi se e rregulloi vrimën e këtij të fundit javën e kaluar. Gjithsesi nuk ka akoma një reagim nga ana e Samsung.(CIO Albanian)

[yframe url=’http://www.youtube.com/watch?v=Q2-0B04HPhs’]

Lajmet e fundit>