Aplikacione

Linkedln përmirëson mjetin "punë" për ti dhënë më shumë mundësi punëkërkuesve

Feb 18 2013
0 Shpërndarje
Linkedln përmirëson mjetin "punë" për ti dhënë më shumë mundësi punëkërkuesve

LinkedInLinkedln ka disa lajme të mira për punë kërkuesit. Kompania po e bën më të lehtë kërkimin e punëve duke përdorur shërbimin online të rrjetit profesional.

Sipas blogut të Linkedln, gjatë javëve që do vijnë kompania do të fillojë përmirësimin e mjetit “Punë”, ku do të fillojë të tregojë pozicionet e hapura të kompanive të cilat janë më afër kërkesave të përdoruesit. Kjo do të shërbejë si një mundësi ‘për të hyrë brenda’ kompanisë që do t’iu hapi dyert për tu rekrutuar.

LinkedIn “Punë” do t’iu lejojë një kërkim më të avancuar ku ju mund të gjeni pozicionet e hapura të punëve të grupuara sipas shtetit, kodit zip, industrisë, apo funksionit dhe gjithashtu do t’iu shfaqë rezultate të reja nga kërkimet e mëparshme të ruajtura.

Duke klikuar mbi “Punë” Linkedln iu shfaq pozicionet që mund të jeni të interesuar duke u bazuar në informacionin që keni vënë në profilin tuaj. Gjithashtu ju jep mundësinë që ti gjeni më lehtë punët që ju interesojnë duke i ruajtur në ato si më interesantet me lidhjen “Ruaj Punë” dhe më pas ju shfaqen në faqen e punës.

Zëdhënësja e Linkedln Erin O’Harra tha se është e rëndësishmë të përfshihen rezultate specifike dhe të rëndësishmë kur ju krijoni profilin tuaj. Ajo gjithashtu shtoi: ”Gjërat si kontrata 1 milion dollarëshe të sapo mbyllura apo rekrutimi i pesë ekzekutivëve për kompaninë janë gjëra që duhen postuar për të dalluar vetveten nga të tjerët”. Përdoruesit duhet të shfrytëzojnë funksionalitet e reja të platformës.

Nëse nuk i keni përdorur akoma, për shembull ju mund të shfrytëzoni URL e profilit tuaj, e ta postoni në faqe apo rrjete të tjera për ti sjellë njerëzit në profilin tuaj të Linkedln. Linkedln ka më shumë se 1 milionë grupe të ndryshme ku ju mund të bëheni pjesë e tyre. Përdorimi i tyre është një mënyrë e mirë për të zgjeruar rrjetin tuaj apo ku ju mund të shfaqni njohuritë tuaja të ekspertizës mbi fushën ku ju operoni. (CIO Albanian)

Tags >

linkedin
Lajmet e fundit>