Internet

LinkedIn Today: Mësoni se çfarë mund të bëjë ky shërbim për ju

Mar 23 2011
0 Shpërndarje
LinkedIn Today: Mësoni se çfarë mund të bëjë ky shërbim për ju

LinkedIn ka lançuar një produkt beta të quajtur “LinkedIn Today”— një shërbim për lajmet sociale që grumbullon titujt kryesorë dhe artikujt për industritë duke u bazuar në ndarjet e lidhjeve tuaja dhe të miqve tuaj. Sipas Liz Reaves Walker, menaxhere kryesore e produkteve në LinkedIn, kompania shpreson ta bëjë këtë platformë një burim lajmesh për përdoruesit.

“Për njerëzit që nuk kanë shumë kohë, ne mendojmë se ky është një produkt shumë i mirë për t’i ndihmuar të kuptojnë se çfarë ka rëndësi për ta”, thotë ajo. LinkedIn Today mbulon mbi 22 industri dhe gjithashtu është i disponueshëm edhe si veçori në aplikacionin LinkedIn të iPhone.

Në njoftimin e LinkedIn thuhet se “shumica substanciale e përdoruesve tanë nuk e vizitojnë web faqen tonë në baza mujore dhe shumica substanciale e vizitave të faqes sonë gjenerohen nga një pakicë e antarëve tanë.” Kjo ndër të tjera besohet të jetë faktorë që i ka shtyrë LinkedIn të krijoj edhe aplikacionin për iPhone.
Lewis Howes, autor i LinkedWorking, thotë se ky mund të jetë një produkt shumë i rëndësishëm për t’i mbajtur përdoruesit në këtë faqe. “Kurrë nuk ka ekzistuar një pjesë

“joshëse” e faqes për t’i mbajtur anëtarët të lidhur çdo ditë. Dhe meqë LinkedIn Today zotëron më shumë veçori në faqen kryesore, ajo mund t’i largojë ata nga faqet e tjera të lajmeve dhe t’i joshë që të përdorin LinkedIn më shpesh.” Ja si funksion LinkedIn Today dhe një vështrim i aplikacionit për celularë. Vizitoni linkedin.com/today ose klikoni butonin News nga ballina juaj LinkedIn për të përdorur këtë shërbim. Mbani mend se jo të gjitha ballinat “LinkedIn Today” do të duken njësoj. Artikujt renditen bazuar në industritë me të cilat jeni asociuar ose keni shprehur interesim.

Tregimi kryesor është tregimi më i ndarë brenda komunitetit të LinkedIn. Për disa, ju do të jeni në gjendje të shihni se kur është ndarë postimi për herë të parë, në cilat industri është trendi më i madh dhe cilat prej lidhjeve tuaja të parësore ose dytësore e kanë postuar atë. Poshtë tregimit kryesor gjenden edhe top tregimet e tjera, që mund t’i shfletoni. Kjo është një formë mjaft e mirë për dikë që është adhurues i statistikave.

 

Në foton e tregimit do të shihni një buton me njgyrë blu dhe me një numër- në këtë rast 772—i cili tregon se sa njerëz në LinkedIn e kanë ndarë këtë tregim. Nëse klikoni mbi atë numër, atëherë do të hapet një faqe në të cilën mund të shihni se kush e ndarë tregimin, dhe çfarë thonë ata, kompanitë ose industria e tyre rreth këtij tregimi që është ndarë brenda rrjetit LinkedIn.Ju mund të ndani cilindo tregim me lidhjet tuaja dhe/ose në Twitter duke klikuar butonin Share në fillim të tregimit ose të klikoni butonin Save për ta ruajtur tregimin dhe për ta lexuar më vonë. Ju mund t’i lexoni të gjitha tregimet e ruajtura duke selektuar Saved nga shiriti i navigimit që gjendet lart.

LinkedIn Today: Industritë tuaja

Në shiritin e navigimit gjenden industritë që, duke u bazuar në profilin tuaj, LinkedIn mendon se kanë rëndësi për ju. Duke klikuar në industritë, do të hapen faqe të tjera ku mund të lexoni tregime të ngjashme lidhur me industritë specifike. Duke naviguar nëpër faqet e industrisë ju gjithashtu do të gjeni edhe postimet e ngjashme nga StumbleUpon, tregime të “pazakonshme” nën “Novel & Newsworthy” dhe tregime të ngjashme që lidhjet tuaja kanë postuar e që gjenden nën “From Your Connections”.
Si të shtoni ose modifikoni kateogritë e industrive tuaja: Për të modifikuar kategorinë e industrisë kryesore së cilës i përkisni, klikoni mbi emrin tuaj në anën e majtë të profilit tuaj LinkedIn dhe zgjidhni Settings. Pastaj zgjidhni Profile > Edit your name, location & industry.

Përdorni mënyrën e poshtme për të zgjedhur kategorinë e industrisë së caktuar dhe pastaj klikoni Save Changes. Për të përshtatur industritë që ju shihni në shiritin e navigimit të LinkedIn Today, klikoni “Browse All” dhe pastaj zgjidhni “Follow” ose “Unfollow from the industries and sources list. Thjesht, ju mund të zgjidhni se cilat burime dëshironi t’i bëni pjesë të LinkedIn Today. Nën “Broëse All” kliko butonin Sources” dhe ndiqini faqet që ju interesojnë. Ato faqe që selektoni do të bëhen pjesë e LinkedIn Today.

LinkedIn Today: Aplikacioni për celular

Aplikacioni për celularë i LinkedIn Today ofron një përshtatje të mirë për mobilitet apo lëvizshmëri, dhe udhëhiqet nga komponenti i iPhone për LinkedIn Today. Vizitoni App Store për të shkarkuar aplikacionin LinkedIn falas.Për të filluar, klikoni “LinkedIn Today” dhe do t’ju kërkohet të zgjidhni industritë që dëshironi t’i ndiqni. Prej aty ju mund të navigoni në tregimet kryesore të bazuara në industritë e çdo përdoruesi të LinkedIn.

Për të ruajtur një tregim dhe për ta lexuar atë më vonë ose për ta ndarë me lidhjet tuaja në Twittet ose LinkedIn, klikoni shigjetën afër tregimit. Shikoni tregimet e ruajtura duke klikuar ikonën në butonin e navigimit. Me kaq ju do të jeni në gjendje të ndiqni të gjitha tregimet tuaja nga LinkedIn Today në pëllëmbën e dorës. Pra në celularë.

Kristin Burnham mbulon Teknologjinë e Konsumatorëve, SaaS, Rrjetet Sociale dhe Web 2.0 për CIO.com. Ndiqeni Kristinin në Twitter @kmburnham. Ndiqni gjithçka nga CIO.com në Twitter @CIOonline dhe në Facebook. Dërgojini e-mail Kristinit në [email protected]

Lajmet e fundit>