Business & Management

LinkedIn teston faqet e reja të kompanive

Nov 11 2012
0 Shpërndarje
LinkedIn teston faqet e reja të kompanive

LinkedIn ka filluar të kryejë një vështrim paraprak të ridizajnit të faqeve, të cilat u japin mundësi kompanive të krijojnë faqen e tyre profesionale në këtë rrjet.

Kjo risi tenton t’i bëjë faqet më efektive për kompanitë dhe më të lehta për t’u përdorur nga vizitorët, u shpreh LinkedIn. Disa kompanive si Philips, Citigroup, Hewlett-Packard dhe Dell u është dhënë akses për faqet e reja pak kohë më parë.

LinkedIn Company Pages, të cilat mund të hapen pa pagesë, i lejojnë bizneset të ndërveprojnë me pjesëtarët e faqes dhe u ofrojnë atyre (pjesëtarëve) një sërë informacionesh mbi produktet, vendet e lira të punës dhe mundësive për biznes. Në këtë ridizajnim, lajmet dhe përditësimet e kompanisë marrin vendin e duhur, ndërsa struktura është ndryshuar për ta bërë më të thjeshtë dhe më intuitiv navigimin, sipas kompanisë.

LinkedIn do t’i lejojë tashmë kompanitë të shfaqin një fotografi të madhe në krye të faqes së tyre për të plotësuar logon e tyre si dhe ka tërhequr karakteristikën e rrjedhjes së aktivitetit për ta bërë më efektive, u shpreh vetë kompania. Faqet e reja të kompanive së bashku me karakteristikat do të jenë të disponueshme për të gjitha kompanitë në fund të këtij viti, deklaroi LinkedIn.

Një përmirësim tjetër për faqet e kompanive është fakti që ato do të jenë tashmë të aksesueshme nga aplikacionet e LinkedIn në iPad, iPhone dhe Android. LinkedIn u shpreh se do të ketë përmirësime të tjera në aplikacionet mobile, përfshi njoftimet në kohë reale të veprimeve që bëjnë kontaktet.

Rrjeti profesional LinkedIn ka mbi 175 milionë anëtarë në të gjithë botën

LinkedIn ka shtuar gjithashtu ndërfaqet për gjashtë gjuhë të tjera në aplikacionin e iPad: frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht, portugalisht (Brazil) dhe gjuhën koreane. 

Së shpejti përmes këtyre aplikacioneve do të jetë i mundur edhe editimi i profilit të përdoruesve.

LinkedIn ka mbi 175 milionë anëtarë në të gjithë botën, të cilët e përdorin faqen për anën e tyre profesionale, për të kërkuar punë apo për të kryer aktivitete të tjera lidhur me punën e tyre. Njerëzit mund të krijojnë një profil pa pagesë përmes llogarisë bazë. Ata kanë mundësi të shtojnë kontakte, të postojnë komente dhe linqe, t’u bashkohen grupeve apo të ndjekin lajme për të cilat janë të interesuar.

LinkedIn ofron gjithashtu edhe llogari me pagesë, të cilat u japin anëtarëve karakteristika dhe opsione shtesë, veçanërisht në fushën e kërkimit për punë. Rekrutuesit profesionalë dhe drejtorët e shitjeve mund të blejnë gjithashtu llogari lidhur me nevojat e tyre.

Juan Carlos Perez mbulon pjesën e komunikimit dhe bashkëpunimit të ndërmarrjes, sistemet operative, shfletuesit dhe teknologjinë në përgjithësi. Ai zbulon lajmet për IDG News Service. Juanin mund ta ndiqni në Twitter tek @JuanCPerezIDG. (CIO Albanian)

Tags >

linkedin
Lajmet e fundit>