Siguri

LinkedIn shton sigurinë duke aktivizuar autentikimin me dy faktorë

Jun 1 2013
0 Shpërndarje
LinkedIn shton sigurinë duke aktivizuar autentikimin me dy faktorë

The logo for LinkedIn Corporation, a social networking networking website for people in professional occupations, is shown in Mountain ViewDuke ndjekur shembullin e Twitter-it, LinkedIn prezantoi verifikimin me dy hapa si një mënyrë opsionale për rritjen e sigurisë së llogarive.

Masa e re e sigurisë që LinkedIn ka prezantuar është e ngjashme me procesin e verifikimit që ofrojnë edhe faqe e tjera dhe funksionon me vendosjen e një kodi që përdoruesi e merr me mesazh kur logohet për herë të parë në një pajisje të re. “Pjesa më e madhe e llogarive të kompromentuara në Internet aksesohen në përgjithësi në mënyrë të paligjshme nga një kompjuter i panjohur.

Në momentin e aktivizimit të autentikimit me dy faktorë është më e vështirë që persona të paautorizuar të aksesojnë llogarinë e përdoruesit pasi përveç se do i’u duhet fjalëkalimi do t’ju duhet të kenë akses edhe tek telefoni i personit përkatës”, tha Vicente Silveira, drejtoreshë e LinkedIn.

Ky është një hap i rëndësishëm dhe shumë i dobishëm për kompaninë pasi nuk njihej më parë si një zonë e sigurt duke qenë se para një viti ra viktimë e sulmuesve të cilët mundën të aksesonin miliona fjalëkalime të cilat më pas u publikuan të gjitha on line. Është e vërtetë që tashmë LinkedIn do të ketë një shkallë më të lartë sigurie, megjithatë kjo nuk do të thotë se sistemi është i padepërtueshëm. (CIO Albanian)

Tags >

linkedin
Lajmet e fundit>