Business & Management

Linkedin shton integrimin e Gmail dhe aplikacioneve CRM në Sales Navigator

Jul 19 2016
0 Shpërndarje
Linkedin shton integrimin e Gmail dhe aplikacioneve CRM në Sales Navigator

linkedin-logo-100631020-primary.idgeLinkedin ditën e sotme solli tre përditësime madhore në Sales Navigator, produkti dedikuar shitësve profesionistë dhe blerësve bazuar në kritere specifike. Rrjeti social thotë se përditësimi i parë madhor në këtë produkt ishte pothuajse dy vite më parë.

Linkedin beson se mund ta ringjallë platformën duke u fokusuar në përmirësimin e dizajnit për ta bërë shërbimin sa më produktiv dhe të suksesshëm për shitësit. Sales Navigator tani e tutje do të sinkronizohet me aplikacionet CRM si dhe të identifikojë llogaritë lider dhe më të rëndësishmet sipas Linkedin.

Sales Navigator gjithashtu do të integrohet me Gmail që të mund të shikoni të dhënat më të rëndësishme të kontakteve nga posta elektronike. Falë një shtojce të re, përdoruesit do të kenë qasje në informacione dhe statistika të Sales Navigator ndërsa komunikojnë me kontaktet e tyre në Gmail.

Ndryshimi i fundit po vjen në aplikacionin mobile Sales Navigator për të cilin edhe kompania e pranoi se kishte nevojë për një përditësim. Një panel i ri emërtuar Discovery do e bëjë më të lehtë zbulimin e llogarive të reja përmes aplikacionit mobile. Informacion bazuar në preferencëat tuaja do të shfaqen në këtë panel me deri në 10 rekomandime në ditë. Sipas Linkedin, më shumë se 25 % e konsumatorëve të Sales Navigator qasen në shërbim vetëm përmes aplikacionit mobile.

Linkedin po ofron qasje në Sales Navigator për individët por edhe ekipet. Edicioni profesional kushton 80 dollar në muaj për individët ndërsa për kompanitë 1,200 dollar në vit. (CIO Albanian)

Tags >

linkedin
Lajmet e fundit>