Marketing

LinkedIn prezanton “Showcase Pages” për të ndihmuar kompanitë të nxjerrin në pah produkte specifike

Nov 23 2013
0 Shpërndarje
LinkedIn prezanton “Showcase Pages” për të ndihmuar kompanitë të nxjerrin në pah produkte specifike

Linked inLinkedIn ka prezantuar së fundmi një produkt të ri të quajtur Showcase Pages i cili do të lejojë bizneset e këtij rrjeti profesional të promovojnë produkte ose marka specifike ndaj një audience të caktuar.

Sipas Davud Thacker, zv.President për produktet e marketingut në LinkedIn, në qoftë se kompanitë që disponojnë një numër të madh produktesh përpiqen të diskutojnë rreth tyre në një faqe të vetme, atëherë faqja do të jetë e mbingarkuar me informacione për ata përdorues që nuk janë shumë të interesuar.

Përveç faktit që materiali në këto faqe është më i përqëndruar, “Showcase Pages” ka për qëllim të funksionojnë pak a shumë si faqet e kompanive (Company Pages). Çdo kompani mund të krijojë deri në 10 faqe Showcase pa pagesë. Sigurisht LinkedIn shpreson që bizneset të jenë të gatshme të paguajnë për promovimin e këtyre faqeve nëpërmjet reklamave Follower dhe përditësimeve të sponsorizuara (Sponsored Updates).

Përdoruesit e parë të këtij produkti kanë qenë kompanitë e fuqishme të teknologjisë si Microsoft dhe Adobe. Microsoft ka krijuar një faqe të fokusuar në paketën Office dhe një tjetër të fokusuar në Dynamics. Ndërkohë, Adobe ka krijuar një faqe për paketën Creative Cloud dhe një faqe tjetër për Marketing Cloud. Në lidhje me këtë Thacker është shprehur: “Nuk ka asnjë arsye pse bizneset e vogla mos përfitojnë për të vënë në pah aspekte të ndryshme të biznesit.”

Lançimi i këtij produkti është një shenjë tjetër që tregon se LinkedIn nuk shërben vetëm për të gjetur punë apo për rekrutim, por tashmë është shndërruar në një “platformë profesionale për publikim”. Po të vëmë re, “Showcase Pages” nuk përfshijnë asnjë listë me vende pune, në qoftë se dëshironi të shihni këto listime atëherë duhet të drejtoheni tek faqja kryesore e kompanisë. Kjo nuk do të thotë se kompania nuk po tregon më interes ndaj rekrutimit përkundrazi, LinkedIn do të lançojë së shpejti opsionin “Talent Updates” që do të lejojë rekrutuesit të publikojnë statuse që kanë lidhje me eventet e rekrutimit ose video nga punëdhënësit. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>