Slider

LinkedIn pranon vjedhjen e fjalëkalimeve

Jun 8 2012
0 Shpërndarje
LinkedIn pranon vjedhjen e fjalëkalimeve

Në një përditësim që ngrit më shumë pyetje se sa përgjigje, LinkedIn gjatë ditës së djeshme i siguroi anëtarët që ndërmarrja është duke punuar shumë për t’i mbrojtur të dhënat e tyre personale në një këndellje të bërë për shkak të një të mete në siguri që zbuloi rreth 6.5 milionë fjalëkalime.

Por ndërmarrja nuk dha sqarime se si mund të jenë parë fjalëkalimet, se si kanë përfunduar duke u postuar më parë në një Ueb faqe të hakerëve rusë gjatë kësaj jave dhe çfarë lloje të tjera të të dhënave mund të jenë përfshirë.

Në një postim në blog që ka qenë mjaft i paqartë, drejtori i LinkedIn, Vicente Silveira, gjatë ditës së djeshme tha që LinkedIn kishte “mësuar” për rreth 6.5 milionë fjalëkalime të përdoruesve që janë postuar në një faqe të hakerëve, por pastaj askush nuk e pranoi ose mohoi këtë shifër.

Në vend të kësaj, ai tha që shumica e fjalëkalimeve në listë paraqiten si të koduara. “Por fatkeqësisht një mori i fjalëkalimesh të koduara ishin dekoduar dhe publikuar,” tha Silveira. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>