Aplikacione

LinkedIn përdor prezantimet "SlideShare" si formë të re reklamimi

Mar 13 2013
0 Shpërndarje
LinkedIn përdor prezantimet "SlideShare" si formë të re reklamimi

Linkedin1LinkedIn ka vendosur që të “maskojë” disa prej reklamave duke i paraqitur si slideshow.

Kompania ka vendosur që të përdorë SlideShare si një medium reklamimi në rrjetin profesional.

General Electric dhe Constant Contact kanë qënë firmat e para që kanë përdorur këtë formë reklamimi të quajtur SlideShare Content Ads. Ato do të shfaqen si prezanitme të mirëfillta dhe përdoruesit mund të klikojnë për t’u informuar plotësisht. Kjo mënyrë ofron fleksibilitet dhe më tepër hapësirë për përcjelljen e mesazhit të reklamuesit.

Drejtoresha e marketingut dhe menaxhimit të produkteve tha se Slideshow suporton edhe video, por përfshirja e llojeve të ndryshme të medias sigurisht është më e kushtueshme. Në përgjithësi çmimi varet nga numri i personave që e shohin reklamën.

Duke qene se momentalisht vetëm dy kompani e kanë përzgjedhur këtë formë reklamimi përdoruesit nuk do të kenë mundësi t’i shohin shpesh, por kjo mund të ndryshojë në rast se dhe kompanitë e tjera do përzgjedhin të promovohen në këtë mënyrë.

Sipas comScore numri i vizitorëve unikë të SlideShare është rritur ndjeshëm pasi kompania u ble nga LinkedIn. Në janar u numëruan rreth 45 milion vizitorë unikë. (CIO Albanian)

Linkedin

 

 

Tags >

linkedin
Lajmet e fundit>