Internet

LinkedIn lançon një seksion të ri që ndihmon lidhjen me organizatat jofitimprurëse

Jan 16 2014
0 Shpërndarje
LinkedIn lançon një seksion të ri që ndihmon lidhjen me organizatat jofitimprurëse

Linked inLinkedIn ka vendosur të zgjerojë spektrin e rrjetit të vet social të fokusuar tek biznesi duke përfshirë në të punë vullnetare dhe filantropike. “Volunteer Marketplace” është seksioni më i ri i shtuar në LinkedIn ku përdoruesit do të kenë mundësi të gjejnë oportunitete të reja për të punuar me organizata bamirëse.

Shumë njerëz e përdorin llogarinë e tyre në LinkedIn si një rezyme online në të cilën listojnë vendet ku kanë punuar ose studiuar.

Në rrjet përfshihet edhe një seksion i veçantë ku përdoruesit mund të listojnë nismat dhe organizatat bamirëse që ata suportojnë. Përdoruesit munden gjithashtu të paraqesin në profilet e tyre nëse do dëshironin t’i shërbenin një grupi jofitimprurës ose të kryenin punë vullnetare.

Ideja e kompanisë është që sapo një përdorues të lidhet me një organizatë jofitimprurëse nëpërmjet Tregut të Vullnetarëve (Volunteer Marketplace), atëherë kjo punë do të shfaqet në profilin e tyre. Ky nuk do të jetë thjesht një indikator pozitiv për punëdhënësit e ardhshëm, por do të ndihmojë gjithashtu edhe lidhjen me vullnetarë të tjerë.

Në forum janë listuar aktualisht me qindra oportunitete, por sipas LinkedIn, me kalimin e kohës do të listohen mijëra. (CIO Albnian)resource1-730x726

Lajmet e fundit>