Karriere

LinkedIn krijon mundësinë e shkrimit të CV-ve interaktive

May 2 2013
0 Shpërndarje
LinkedIn krijon mundësinë e shkrimit të CV-ve interaktive

The logo for LinkedIn Corporation, a social networking networking website for people in professional occupations, is shown in Mountain ViewLinkedIn po ofron mundësi të reja për krijimin e CV-ve të një niveli shumë më cilësor.

Rrjeti social njoftoi ditën e mërkurë se tashmë do të jenë të disponueshme më tepër opsione për të paraqitur në mënyrë vizuale eksperiencën e tyre të punës dhe talentin me video, imazhe dhe foto. P.sh fotografët mund të paraqesin shembuj fotosh të mëparshme ose reklamuesit mund të lançojnë video të fushatave të realizuara.

Me këtë opsion të ri LinkedIn ka për qëllim transformimin e CV-ve me përmbajtje teksti në CV interaktive.

“Ju mund të ilustroni arritjet tuaja me imazhe fantastike, viedo tërheqëse, prezantime inovative dhe shumë më tepër se kaq. Që prej analistëve që bëjnë parashikime vjetore për trendet e teknologjisë dhe deri tek animatorët 3D që kërkojnë për mënyra të reja promovimi, oportunitetet do të jenë të pafundme.

Tashmë profesionistët mund të përdorin profilin e tyre në LinkedIn për të shfaqur të dhënat unike në formë vizuale.” tha Udi Milo, një prej menaxherëve të kompanisë.

Për të realizuar ndryshimet e reja në profilet e tyre përdoruesit mund të klikojnë “edit” dhe të ndjekin hapat me udhëzimet përkatëse për çdo seksion si “Përmbledhje”, “Eksperienca” apo “Arsimimi”.

Rrjeti social gjithashtu po përmirëson ndërveprimin e përdoruesve duke shtuar seksionet e komenteve në mënyrë që njerëzit të diskutojnë punën e tjetrit.

Muajt e fundit LinkedIn ka hedhur hapa shumë të rëndësishëm përsa i përket riorganizimit të faqes dhe funksioneve që ajo ofron.

Vetëm në muajin prill rrjeti profesional ka shtuar “përmendjet” (mentions) për anëtarët anglisht folës për të nxitur më tepër biseda, ka lançuar aplikacionet për desktop dhe iPhone për të mundësuar një lidhje më të ngushtë mes anëtareve si dhe ka kryer blerjen e aplikacionit të leximit të lajmeve PULSE për të forcuar një përmbajtje më të pasur për përdoruesit. (CIO Albanian)

Tags >

linkedin
Lajmet e fundit>