Investim

LinkedIn futet në bursë

May 21 2011
0 Shpërndarje
LinkedIn futet në bursë

altRrjeti shoqëror profesion LinkedIn filloi të tregtohej në bursë të enjten dhe menjëherë u pa një interesim i gjerë dhe rritje të vlerës së kompanisë.

Për momentin, IPO (Oferta Fillestare Publike) e LinkedIn po përjeton një ngritje “të egër” dhe ngazëllyese, por gjithashtu edhe të panjohur sipas një analisti bursash. “Definitivisht është një ditë interesante dhe ngazëllyese nëse jeni një aksionar i LinkedIn,” tha Cem Ozkaynak, bashkëthemelues i firmës hulumtuese financiare, Trefis. Sidoqoftë, ai shtoi “Është një çështje përplot mister dhe shton kuriozitetin se çfarë do të ndodh me IPO-të tjera si Facebook.”

Edhe pse LinkedIn konsiderohet si një faqe dytësore në listën e rrjeteve shoqërore, IPO e LinkedIn hasi në një interes të jashtëzakonshëm sepse është ueb-rrjeti shoqëror i parë amerikan që është ka filluar të shes aksione për publikun e gjerë.

Investuesit dhe analistët kanë vërejtur këtë hap të LinkedIn si një lëvizje të re në industrinë e mediave shoqërore në përgjithësi, përshirë edhe Facebook-un.

Të mërkurën pasdite, më pak se 24 orë para se të filloj të tregtohej në bursën e New York-ut, NYSE, LinkedIn njoftoi se do të ofroj 7.8 milionë aksione me çmim prej 45$ për aksion.

Pak para mesditës së të premtes, më pak se tri orë pas IPO, aksionet e LinkedIn po shiteshin deri në 115$ për aksion. Pasdite, çmimi kishte rënë, por vetë pak, në 104$.

Në fund të ditës, vlera e kompanisë vlerësohej 9.8 miliardë dollarë, që është 3 fish më lartë se sa kishte qenë projektimi i parë i vlerës nga Cem Ozkaynak dhe firma e tij.

“Bazuar në vlerësimin tonë, ne nuk mendojmë që vlen aq (9.8miliardë dollarë). Ne shikojmë në atë se drejt cilit trend po lëviz biznesi, cilët janë ngritësit kryesor dhe si do të gjenerohet rrjedha e parasë. Ne kemi një parashikim mjaft të arsyeshëm dhe agresiv se si do të zhvillohet kompania. Ne themi se ajo do të vazhdoj të rritet. Nuk themi se do të bëj dobët.. akoma vlerësimi ynë është rreth 3.2 miliardë dollarë,” deklaroi Ozkaynak.

Çfarë është edhe më interesant, është fakti se si do të ndikoj suksesi i LinkedIn, në rrjetet më të mëdha shoqërore, dhe si do të vlerësojnë ato çmimin e tyre fillestar në bursë. Për Facebook qarkullojnë thashetheme se Facebook mund të futet në bursë në fund të vitit 2012.

 

Lajmet e fundit>