Mobile

LinkedIn do të testojë shfaqjen e reklamave në aplikacionin e vet mobile

Apr 21 2013
0 Shpërndarje
LinkedIn do të testojë shfaqjen e reklamave në aplikacionin e vet mobile

The logo for LinkedIn Corporation, a social networking networking website for people in professional occupations, is shown in Mountain ViewLinkedIn ka bërë të ditur se së shpejti do të fillojë testimin e shfaqjes së reklamave në aplikacionin mobile për smartfonë.

Në këtë mënyrë do të arrihet shfaqja e reklamave për herë të parë për përdoruesit e smartfonëve. Me përditësimet e fundit do të vijë edhe një metodë më e mirë e rrjedhjes së informacionit që shpërndahet nga anëtarët e rrjetit social profesional.

LinkedIn do të fillojë t’i shfaqë reklamat në furnizuesin e lajmeve brenda aplikacionit mobile si pjesë e një “testimi të vogël”, u shpreh zëdhënësja e kompanisë.

Aplikacioni i ri, i cili është i disponueshëm si për Android ashtu edhe për iOS, lehtëson mënyrën e ndërveprimit të përdoruesve me përmbajtjet që qarkullojnë në rrjet. Këtu përfshihen “pëlqimet” apo komentet në një ngjarje të caktuar.

LinkedIn i bashkohet kështu kompanive të tjera të mëdha si Facebook apo Google, të cilat po e kuptojnë rëndësinë e aksesimit të internetit përmes pajisjeve mobile, duke u përpjekur të përfitojnë sa më shumë të jetë e mundur nga ky konstatim.

Mbi ¼ e trafikut të LinkedIn vjen nga aplikacioni i vet mobile. Kjo shifër ka pësur rritje me 15% krahasuar me një vit më parë, shprehet kompania.

Gjatë muajve të kaluar, rrjeti social ka sjellë një sërë përditësimesh në uebfaqen e vet, duke u përpjekur t’i bëjë 200 milionë përdoruesit të shpenzojnë më tepër kohë në faqe. (CIO Albanian)

Tags >

linkedin
Lajmet e fundit>