Investim

LinkedIn do të blej Slideshare

May 7 2012
0 Shpërndarje
LinkedIn do të blej Slideshare

Rrjeti shoqëror për profesionistë, LinkedIn do të blej SlideShare për 119 milionë dollarë. SlideShare ju mundëson njerëzve të shpërndajnë prezantime online, derisa blerja është edhe një hap në tentimet e kompanisë LinkedIn për të ofruar risi për përdoruesit e saj.

SlideShare ju mundëson përdoruesve të ngarkojnë prezantime publike apo private, të cilat mund të ngjiten në bllogje, uebfaqe, intranet shërbime të kompanive dhe të shpërndahen në Twitter, Facebook dhe LinkedIn.

Se si do të integroj LinkedIn shërbimin e SlideShare për momentin nuk është bërë publike. Por, sipas postimit në bllogun e kompanisë, ata “janë të eksituar që të gjejnë mënyrat më të mira për të ofruar këtë shërbim tek përdoruesit e tyre.”

Përdoruesit e SlideShare deri tani kanë ngarkuar më shumë se 9 milionë prezantime. Sipas kompanisë ComScore, në muajin mars, SlideShare kishte afër 29 milionë vizitorë. Pos prezantimeve, SlideShare gjithashtu hoston dokumente, PDF, video dhe uebinare.

Çmimi i blerjes është kombinim ndërmjet 45% në para të gatshme dhe 55% në stoqe sipas LinkedIn. Nëse gjithçka shkon sipas planit, kjo marrëveshje do të mbyllej gjatë çerekut të dytë.

Së fundmi LinkedIn ka publikuar edhe rezultatet financiare për çerekun e parë. Të hyrat e kompanisë ishin 188.5 milionë dollarë, një rritje prej 101% në krahasim me çerekun e parë të vitit 2011. Profiti neto ishte 5 milionë që gjithashtu ka shënuar ngritje nga periudha e njëjtë para një viti kur ishte 2.1 milionë dollarë. /cio.al/

Lajmet e fundit>