Business & Management

LinkedIn blen lexuesin e lajmeve Pulse

Apr 13 2013
0 Shpërndarje
LinkedIn blen lexuesin e lajmeve Pulse

LinkedInJavët e kaluara kanë qene me të vërtetë të çuditshme përsa i përket aplikacioneve për leximin e lajmeve.

Fillimisht Google njoftoi për mbylljen e Reader, shërbimit të famshëm të RSS-ve.

Përdoruesit besnikë të Reader u detyruan që të kalonin tek konkurrenti i tij Feedly, ndërsa Digg vendosi të lançojë një shërbim të ri.

Tashmë e ka radhën për ndryshim një shërbim tjetër që mundëson leximin e lajmeve i quajtur Pulse.

Rrjeti profesional LinkedIn deklaroi se do të blejë këtë kompani për 90 milion $.

Para se 30 milion përdoruesit e Pulse të fillojnë të kërkojnë për ndonjë aplikacion tjetër të ngjashëm me të, Pulse sqaroi për të gjithë se aplikacionet për iOS dhe Android do të qëndrojnë të pandryshuara dhe kompania do të vazhdojë të punojë me produktet ekzistuese, ndërkohë që do të zhvillojë edhe produkte të tjera të reja me LinkedIn.

Grupi që punon për Pulse është shprehur se ka në plan të ndihmojë profesionistët duke i sjellë lajmet më afër në mënyrë që të përmirësojnë punën e tyre duke qëndruar të përditësuar në lidhje me zhvillimet e fundit.

Hapi i parë është ofrimi i lajmeve influencuese për të nxitur postime nga sipërmarrës si Jack Welch dhe Richard Branson.

Nuk është aspak e çuditshme blerja e Pulse nga LinkedIn pasi kjo e fundit gjithnjë ka bërë përpjekje për të mos qenë thjesht një faqe publikimi CV-sh.

Kompania akoma nuk ka përcaktuar saktësisht se çfarë plani konkret ka në lidhje me integrimin e Pulse në shërbimet ekzistuese të faqes, por dihet se kompania ka një vizion të qartë lidhur me përmbajtjen e faqes duke dashur ta shndërrojë atë në platformën e vetme profesionale dhe sigurisht blerja e Pulse i përmbahet këtij vizioni.

Së shpejti LinkedIn përveç publikimit të lajmërimeve, lidhjeve me anëtarë të ndryshëm do të shndërrohet në një burim përmbajtjeje origjinale. (CIO Albanian)

Tags >

linkedin
Lajmet e fundit>