Internet

LinkedIn arrin në 100 milion përdorues

Mar 22 2011
0 Shpërndarje
LinkedIn arrin në 100 milion përdorues

Rrjeti social online për profesionistët dhe punë kërkues LinkedIn q është themeluar në dhjetor të vitit 2002 dhe lansuar në maj të vitit 2003, tani ka arritur në 100 milion anëtarë anembanë botës. Gjatë ditës së martë kompania ka theksuar se rritjet janë duke u bërë me një shkallë prej 1 milion anëtarësh të rinj çdo javë, ose nga një anëtarë për çdo sekondë. Për të arritur 50 milion anëtarë Linkedin është dashur të pres gjashtë vite, por iu deshën vetëm një vit e gjysmë për të dyfishuar këtë shifër. Linkedin arriti në 85 milion anëtarë në tetor të vitit 2010 dhe shpalosi se ka më shumë se 90 milion përdorues kur vendosi të bëhet kompani publike me herët gjatë këtij viti.Për të festuar këtë arritje ekipi i Linkedin ka paraqitur një grafikë informuese që tregon rritjen e saj dhe anëtarët e saj në përgjithësi. Aty ka disa detaje interesante rreth disa emrave të njohur të Industrisë që i janë bashkuar rrjetit LinkedIn, dhe kur i janë bashkuar.

Sipas statistikave 56% e përdoruesve të Linkedin jetojnë jashtë SHBA-së, dhe kjo tregon se rritjen më të madhe po e përjeton në tregun ndërkombëtarë. Rritja me e madhe e Linkedin është shfaqur në Brazil, ku është vërtetuar një rritje prej 428% prej viti në vit. Pas saj vien Meksika, India dhe Franca.

Aktivitetet më të shumta të LinkedIn ndodhin gjatë ditëve të punës, dhe arrin në kulm afërsisht gjatë mbrëmjes. Shfrytëzimi mobil në anën tjetër zakonisht arrin kulminacionin në orën 8:00 pm. Në Linkedin janë rreth 1 milion mësues; 20% e përdoruesve të faqes punojnë në sektorin e shërbimeve, kurse 9% punojnë në financa dhe 9% në industrinë e teknologjisë së lartë.

Duke pasur parasysh përvojën e saj prej më shumë se 7 vjet, LinkedIn ka dominuar nivelin e biznesit të përdoruesve social. Rezultati ëshë një vlerë prej rreth 3 apo 5.5 miliard dollarë në shikime mujore të faqeve. Edhe pse nuk është Facebook, padyshim që shumë njerëz do të kishin pasur dëshirë të jenë në vend të themeluesit të saj Reid Hoffman. Unë padyshim se po. E për kënaqësinë tuaj shikoni më poshtë infografin e publikuar nga Linkedin. Mos harroni të klikoni mbi të që ta shihni në madhësi më të plotë. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>