Business & Management

LinkedIn arrin 200 milionë përdorues

Jan 10 2013
0 Shpërndarje
LinkedIn arrin 200 milionë përdorues

LinkedInLinkedIn ka arritur 200 milionë përdorues, sipas vetë deklaratës së kompanisë ditën e mërkurë. Anëtarët nga jashtë SHBA-së (në 200 shtete të botës) përbëjnë pjesën më të madhe të totalit, saktësisht 64%.

Ndërkohë 74 milionë përdorues regjistrohen vetëm në SHBA. Rrjeti profesional po rritet me hapa të mëdhenj në vende si Turqia, Kolumbia dhe Indonezia.

Që prej lajmërimit të fundit të kompanisë më 1 nëntor 2012, mbi 13 milionë përdorues të rinj janë regjistruar në rrjet. Milestone prej 100 milionë përdoruesish u arrit në mars 2011, ndërkohë që rrjeti tërheq çdo muaj rreth 160 vizitorë unikë, sipas të dhënave nga comScore.

Së fundmi, kompania ka shpalosur një sërë ndryshimesh duke synuar që t’i bëjë përdoruesit të rikthehen më shpesh në faqe.

Në bursën e Nju Jorkut (NYSE), në fund të ditës së mërkurë, aksionet e kompanisë tregtoheshin me 1.22% më lart se një ditë më parë (112.53 $). (CIO Albanian)

Tags >

linkedin
Lajmet e fundit>