Siguri

LimeWire paguan 105 milionë dollarë kompanive diskografike

May 13 2011
0 Shpërndarje
LimeWire paguan 105 milionë dollarë kompanive diskografike

altLimeWire është pajtuar të paguaj 105 milionë dollarë kompanive diskografike që të zgjidhin padinë që i akuzon për shërbime të shpërndarjes së dosjeve duke thyer të drejtat autoriale.

13 kompani diskografike, në një padi të dorëzuar në gusht 2006, kanë akuzuar LimeWire se “është dedikuar plotësisht piraterisë” së muzikë. Gjykatësja Kimba Wood nga gjykata e qarkut në New York ka urdhëruar LimeWire të ndaloj si shpërndari softuerin e tyre peer-to-peer në tetor të vitit të kaluar.

Marrëveshja jashtë gjyqësore vjen pasi një juri gjykate e fokusuar në dëmet që duhej të paguheshin nga LimeWire dhe CEO Mark Gorton filluan javën e kaluar në New York.

“Jemi të kënaqur që kemi arritur një marrëveshje të lartë parash pas aktvendimit të gjykatës se LimeWire dhe themeluesi i saj Mark Gorton personalisht janë përgjegjës për shkeljen e të drejtave autoriale nga kompania,” deklaroi kreu i Shoqatës së Industrisë Diskografike Amerikane (RIAA) dhe CEO i saj, Mitch Bainwol. “Ashtu siç është deklaruar në gjykatë, LimeWire i ka shkaktuar dëme enorme komunitetit mozikur, duke kontribuar në humbjen e mijëra punëve dhe më pak mundësi për artistët aspirues. “

Bainwol e quajti marrëveshjn si një “arsye për festë nga tërë entiteti muzikor.”

Marrëveshja riforcon rregulloren e Gjykatës Supreme të SHBA-ve kundër tregtarit P2P Grokster më 2005, shtoi Bainwol. Gjykata vendosi që Grokster dhe StreamCast Networks mund të akuzohen si përgjegjës për shkelje të të drejtave autoriale nga ana e përdoruesve.

Marrëveshja dhe çështja e Grokster tregojnë që “dizajnimi dhe operimi i shërbimeve për të përfituar nga vjedhja prej muzikës më të mirë në botë vjen me një çmim të lartë,” tha Bainwol.

Avokati i LimeWire, nuk ishte i gatshëm për koment.

Uebfaqja kryesore e LimeWire.com ka një deklaratë rreth vendimit të gjykatëses Wood. “Ne ju rikujtojmë që ngarkimi dhe shkarkimi i paautorizuar i punëve me të drejta autoriale është ilegal,” thuhet në deklaratë.

Lajmet e fundit>