Business & Management

Lideri i Samsung Jay Y. Lee thirret përpara prokurorisë në Korenë e Jugut

Jan 11 2017
0 Shpërndarje
Lideri i Samsung Jay Y. Lee thirret përpara prokurorisë në Korenë e Jugut

Samsung Electronics vice chairman Jay Y. Lee arrives to attend a hearing at the National Assembly in Seoul, South Korea, December 6, 2016. REUTERS/Kim Hong-Ji

Lideri i Samsung Group, Jay Y. Lee do të përballet me pyetjet e një prokurori special ditën e Enjten si i dyshuari kryesor në skandalin politik që ka përfshirë Presidenten në fuqi Park Geun-Hye dhe Korenë e Jugut muajt e fundit.

Prokurorët të cilët po hetojnë dhurimin e 25 milion dollarëve mikes së Presidentes Park, Chei Soon-sil nga Samsung, duan të dinë se kjo ka qenë arsyeja e mbështetjes së shkrirjes Samsung dhe Cheil Industries në një të vetme në 2015.

Park mund të bëhet Presidentja e parë e Koresë së Jugut e cila largohet nga pushteti përpara përfundimit të mandatit. Prokuroria ka konfirmuar se lider i Samsung është thirrur për tu marrë në pyetje.

Për Samsung, një akuzë apo burgim i Jay Y. Lee do të dëmtonte rëndë strategjinë e familjes për të transferuar kontrollin e kompanisë nga patriarku Lee Kun-hee tek djali i tij.

Që nga 2014-ta, kongolomerati ka ndërmarrë një sërë ristrukturimesh për të konsoliduar pushtetin e Jay Y. Lee dhe dy motrave të tij. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>