Aplikacione

LibreOffice edhe për ndërmarrje

Aug 2 2011
0 Shpërndarje
LibreOffice edhe për ndërmarrje

Versioni 3.4.2 i suitës me kod burimor të hapur LibreOffice tani është në dispozicion edhe për ndërmarrje, sipas përkrahësve të projektit, The Document Foundation.

Rreth 300 veta kanë kontribuar për versionin e ri duke edituar më shumë se 5 milionë linjash kodesh, që shndërruan LibreOffice në një degë të bazë së kodeve të OpenOffice.org. Rezultati i krejt kësaj pune është një linjë e gjerë përmirësimesh dhe ndryshimesh kundrejt versionit paraprak.

Ky version gjithashtu “përmirëson edhe shumicën e vrimave të identifikuara nga përdoruesit në versionet e kaluara, dhe mund të përdoret për nevoja produktive nga shumica e ndërmarrjeve,” shkruan në bllogun zyrtar të The Document Foundation. Sidoqoftë, kompanitë e mëdha që synojnë të përdorin softuerin duhet të bëjnë këtë me ndihmën e partnerëve të kualifikuar, vazhdon më tutje në këtë shkrim.

SUSE dhe Oracle kanë nga 25% pjesëmarrje në LibreOffice, ku kjo e fundit vjen nga ndryshimet e bëra në bazën e kodeve të OpenOffice.org.

Red Hat ka prodhuar 20% ndërsa pjesa tjetër ka ardhur nga “komuniteti i vullnetarëve në projektin e ri që janë angazhuar që nga zanafilla e tij” vazhdon në deklaratën e grupit.

Në përgjithësi lista e kontribuuesve përfshin një përzierje mes korporatash dhe komunitetit, sipas The Document Foundation. Grupi gjithashtu po përgatitet për konferencën inauguruese të LibreOffice e paraparë për tetor të këtij viti.

Versioni i ri 3.4.3 është planifikuar të lëshohet në fund të gushtit, dhe do të përfshij një mori përmirësimesh sigurie dhe stabiliteti, mbyllet shkrimi i The Document Foundation.

Lajmet e fundit>