Business & Management

Liberty Global dhe Vodafone: Marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbim asetesh

Jun 15 2015
0 Shpërndarje
Liberty Global dhe Vodafone: Marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbim asetesh

liberty-voda-7fd503415b63afc5Pas javësh spekulime, Vodafone konfirmoi se është në bisedime për një bashkëpunim të mundshëm me Libery Global, jo shkrirje e dy kompanive. Vodafone tha ditën e premte se kompanitë po elaboronin mundësi të shkëmbimit të aseteve, por jo një bashkim apo blerje të mundshme.

“Vodafone konfirmon se është në hapat e parë të diskutimeve me Liberty Global ku në qëndër të këtyre bisedimeve qëndron një shkëmbim i mundshëm i aseteve mes dy kompanive. Vodafone nuk është në bisedime për një blerje apo shkrirje të mundshme mes dy kompanive”, tha Vodafone në një qëndrim.

Spekulimet për krijimin e një unioni të mundshëm mes dy kompanive filluan atë moment kur Shefi i Bordit drejtues të Liberty Global tha se Vodafone është opsioni më i mirë që i përshtatet kompanisë tonë sidmos në Gjermani, Hollandë dhe Britani.

Gjigandi britanik, Vodafone zotëron shërbime në 26 shtete përfshi edhe Shqipërinë si dhe ka 444 milion konsummatorë në të gjithë botën. Ndërsa pjesë më të madhe të këtyre konsumatorëve e përbëjnë ata mobile, kompania aktualisht ka edhe 12 milion konsumatorë të shërbimeve fikse dhe broadband si dhe mbi 9 milion konsumatorë të platformës televizive.

Vitin e shkuar, kompania bleu operatorin kabllor spanjoll Ono për 7.2 miliard dollar, dhe aktualisht po punon për të ofruar shërbime përmes FTTx(Fiber to the Premises) tek 3.9 milion qytetarë Europian. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>