Harduer

LG thotë se nuk ka në plan ti rikthehet Windows Phone

Feb 26 2013
0 Shpërndarje
LG thotë se nuk ka në plan ti rikthehet Windows Phone

LGNjë muaj më parë kishte raporte të pakonfirumara se LG kishte plane të nxirte një smartfon me Windows Phone 8 pasi në fillim kishte nxjerrë një me WP7.

Tani një zëdhënës i LG thotë se ato thashetheme ishin thjeshtë të tilla. CNET raporton se folën në një përfaqësuses të LG në Mobile World Congress i cili tha se kompania koreane nuk ka plane të krijonte ndonjë smartfon Windows Phone 8. Arsyeja? LG nuk shikon ndonjë kërkesë të madhe për këtë produkt, të paktën për momentin.

LG nxorri dy pajisjet e para Windows Phone 7 në tetor të vitit 2010 me LG Optimus 7 dhe LG Quantum. Gjithsesi këto dy pajisje nuk kanë shitur dhe aq mirë që nga dalja e tyre, dhe kompania nuk ka nxjerrë më pajisje Windows Phone që atëhere.

Gjatë kohës që Windows Phone 8 ka filluar të fitojë terren në tregun e smartfonave, LG heziton të rifutet për shkak të mbizotërimit të Nokia-s në këtë OS me linjën e vet Lumia. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>