Harduer

LG prezantoi monitorin më të hollë në botë

Jan 27 2011
0 Shpërndarje
LG prezantoi monitorin më të hollë në botë

LG Electronics prezantoi monitorin E90, i cili është vetëm 7.2 milimetra i trashë dhe deri më tani është monitori LED më i hollë në botë. Duke marrë parasysh numrin e përdoruesve të cilët i përdorin kompjuterët për të shikuar filma, video, video materiale, kualiteti i monitorit bëhet më i rëndësishëm se kurrë.

LG E90 ka një kohë shfaqjeje prej 2 milisekondash dhe fotografia mbetet plotësisht e pastër dhe e qartë edhe gjatë skenave të shpejta, duke e bërë të shkëlqyer atë edhe për evenimente sportive.

Sipas prodhuesit, Image Booster Software të kompanisë LG, edhe përmbajtjet e paqarta në web faqet e internetit, si p.sh. videot me rezolucion të dobët në Youtube, në ekranin e LG E90 do të duken shumë më mirë. “E90 është rezultat i teknologjisë së përparuar dhe dizajnit të shkëlqyer të kombinuar dhe pa probleme”, ka thënë Si-hwan Park, zëvendësdrejtor i divizionit të monitorëve në kompaninë LG.

“Falë performancave revolucionare në drejtim të kualitetit të fotografisë dhe dizajnit të monitorit, LG E90 është përfaqësuesi i linjës LG Super LED për monitorë, e cila vendos standarde të reja në mundësi dhe në dizajnim”, thuhet në komunikimin për mediume nga LG Electronics. LG E90 gjithashtu mundëson në mënyrë të konsiderueshme kursimin e energjisë, deri në 40% në dallim nga monitorët e tjerë LCD. LG E90 ka gjithashtu ndriçim CCFL në sfond. Modeli më i fundit i LG monitorëve do të shfaqet në dhënien e çmimeve CES-it.

Lajmet e fundit>