Technology

LG lanson ekranet IPS7 dhe MHL

Jul 24 2012
0 Shpërndarje
LG lanson ekranet IPS7 dhe MHL

LG ka prezantuar dy ekrane të reja IPS që kanë dizajn kinemaje dhe lidhje MHL (Mobile High-Definition Link). Dy ekranet janë pjesë e serisë IPS 7 të LG të cilat do të dalin fillimisht në Kore dhe Kinë para se të shpërndahen në gjithë botën.

Teknologjia MHL e lejon përdoruesin të lidhë një smartfon të përshtatshëm direkt me ekranin për një shikim më të lehtë të fotove dhe videove. Kjo lidhje është gjithashtu e mundur të karikojë një pajisje të tillë, duke hequr nevojën e një karikuesi në tavolinën tuaj.

Dizajni i kinemasë është i përberë nga një bezel shumë i hollë 1.2mm, një mënyrë ndërtimi jo vetëm e bukur, por edhe shumë e nevojshme për ekranet e shumëfishta. Kompania gjithashtu ka ulur trashësinë e përgjithshme të ekranit në 14.1mm, ku mbajtësja metalike ka funksione me prekje për të rritur paraqitjen estetike.

LG po lanson nje version 23 inç dhe 27 inç, të dyja LED dhe me panele IPS, me rezolucion 1920 x 1080. Versioni më i vogël duket më i përshtatshëm, por vendimi për të krijuar ekrane më të mëdha me këtë rezolucion të vogël nuk duket ide e mirë. Çmimi ngelet ende një mister. (CIO Albanian)

Tags >

IPSLGtv
Lajmet e fundit>