Harduer

LG-ja duhet të provojë se smartfoni G3 nuk ishte një rastësi e as G4 nuk do të jetë

Apr 30 2015
0 Shpërndarje
LG-ja duhet të provojë se smartfoni G3 nuk ishte një rastësi e as G4 nuk do të jetë

lg_g4-100581602-primary.idgeSuksesi i smartfonit LG G3 vitin e shkuar e ka vendosur kompaninë koreane në një presion të fuqishëm për të sjellë një produkt akoma ma të mirë këtë vit. LG shpreson se këtë gjë ta ketë arritur me një dizajn të ri, me një kamër të re dhe një ekran të përmirësuar. Këto detaje u zbuluan para dy ditësh në New York të Shteteve të Bashkurara.

Por, përveç presionit që ka kompania nga LG G3, nuk duhet të harrojmë konkurrentët e vërtetë të saj që këtë vit janë më të fuqishëm si në rastin e Samsung. Galaxy S6 është një telefon krejt tjetër me një dizajn fantastik ndërsa HTC One M9 vazhdon akoma të ruajë atë traditën e telefonëve të bukur të kompanisë tajvaneze.

LG-ja, ngjashëm me konkurrentët e saj, u përqëndrua në përmirësimin e kamerës dhe ekranit edhe këtë vit. Ekrani i G4 vjen me një teknologji e quajtur Quantum HD dhe ka një madhësi prej 5.5 inç e rezolucion 1440×2560 piksel. Ekrani ka një shkëqim më të mirë, kontrast më të lartë, riprodhim ngjyrash më të mirë dhe konsum më të vogël energjie.

Një tjetër risi e LG G4 është kamera që mund të rezultojë edhe kamera më e mirë e vendosur në një smartfon ditëve të sotme. Bëhet fjalë për një sensor 16 megapiksel dhe hapje f/1.8 duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e fotove dhe videove në ambjentet me pak dritë. Kjo kamër zotëron një karakteristikë unike, një fokus me lazer. Çfarë do të thotë kjo? Kamera do të fokusojë objektet me një frekuencë shumë të lartë.

Një tjetër ndryshim në strategjinë e LG-së ishte edhe proçesori Snapdragon 808 duke braktisur Snapdragon 810. Në fakt të njëjtën gjë bërë Samsung duke implementuar proçesorët Exynos ndërsa HTC nuk nguroi të vendoste Snapdragon 810 tek modeli One M9 duke shkaktuar tej nxehje të smartfonit. Diferenca kryesore mes Snapdragon 810 dhe 808 është tek numri i bërthamave. Ndërsa Snapdragon 810 ka katër bërthama Cortex A57,

Snapdragon 808 ka vetëm dy të tilla. Ndërsa secili prej tyre zotëron nga katër bërthama Cortex A53 dhe po ti krahasojmë për nga numri i tyre, modeli 810 ka tetë bërthama ndërsa 808 vetëm gjashtë. Por Snapdragon 810 ka edhe një grafikë më të mirë dhe një RAM më të shpejtë. Se çfarë do të thotë kjo e sa impakt ka në përdorimin ditor të smartfonit mbetet për tu parë.

Dizajni i LG G4 do të përcaktojë edhe fatin e suksesit të këtij smartfoni. LG zgjodhi një drejtim tjetër duke sjellur një risi në këtë treg. Bëhet fjalë për një LG G4 me ndërtim prej lëkure. Jo i gjithë smartfoni por pjesa e pasme që mund ta keni vënë re edhe tek smartfonët Motorola dhe Samsung. Veç se këtë herë kemi të bëjmë me një lëkurë të vërtetë. Nuk e dimë sa do e pëlqejnë këtë përdoruesit por mbetet për tu parë si do të qëndrojë LG G4 përkrah Galaxy S6 që sjell një dizajn prej metali. (CIO Albanian)

Tags >

LG
Lajmet e fundit>